Joomla është një sistem fantastik i menaxhimit të përmbajtjes, një nga më të mirët në internet. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shtoni Joomla në një emër domain. Por edhe përdoruesit më me përvojë të Joomla kanë hapësirë për përmirësim.
Këtu janë dhjetë gjëra për të cilat çdo përdorues i Joomla duhet të dijë:
1. Joomla Temple Overrides
Joomla mund të jetë një sistem fantastik i menaxhimit të përmbajtjes, por ka raste kur duhet të ndryshoni skedarët kryesorë për ndonjë qëllim specifik. Ndoshta dëshironi të ndryshoni paraqitjen e menusë, ose ta shfaqni datën në një vend tjetër.
Mënyra për t’i bërë këto ndryshime është përmes mbishkrimit të modeleve [ang. templates overrides]. Do t’ju duhet njohuri bazike e ndërmjetme e programimit HTML dhe CSS për të qenë në gjendje të bëni këto ndryshime dhe mos harroni të bëni kopje rezervë të skedarëve tuaj para se të bëni ndonjë ndryshim.
2. HTML dhe CSS në Joomla
Siç u përmend më lart, ju duhet një kuptim themelor i HTML dhe CSS në mënyrë që të merrni maksimumin nga Joomla. Pra, para se të filloni të bëni ndryshime në skedarin tuaj template.css, investoni pak kohë për të mësuar kodin e programimit. Do të hapë një botë krejt të re mundësish në Joomla.
3. Krijoni dokumentacion të dobishëm
Duke u ofruar klientëve tuaj dokumentacion inovativ për faqet e tyre, ju do të forconi marrëdhënien tuaj me ta. Përveç kësaj, dokumentacioni i dobishëm do të tërheqë klientë të rinj. Ndërsa mund të duhet mjaft kohë për të plotësuar një dokument të vetëm për çdo uebsajt, rezultati ia vlen.
4. Backupi i rregullt
E para dhe më e rëndësishmja, çdo përdorues i Joomla duhet të ruajë rregullisht uebfaqen e tij. Ka disa arsye pse ky është një veprim i zgjuar:
- Serveri juaj mund të prishet papritur
- Kërcënimet në internet, të tilla si përpjekjet e hakimit
- Gabimet e paparashikuara të përdoruesit – fshirja aksidentale e skedarëve ose bazave të të dhënave tuaja.
Secila prej këtyre ngjarjeve fatkeqe mund të prishë vitet e punës, kështu që bëni kopje rezervë rregullisht.
5. Optimizoni Meta tagjet (tags) tuaja të Joomla
Kjo është kryesisht për qëllime Optimizimi i Motorëve të Kërkimit (SEO). Mund të ndryshoni tagjet Title, Header dhe Description në çfarëdo fjale kyç në të cilën përqendroheni. Ju mund të përdorni gjeneratorin e integruar të Joomla për të ndryshuar këto tagje.
6. Personalizoni modelet (templates) falas të Joomla
Kur bëhet fjalë për modelet Joomla, ju keni dy mundësi. Ju mund të blini një model premium nga një zhvillues uebi, ose mund të shkarkoni një model falas dhe ta personalizoni vetë. Kur blini një model, e gjithë puna është bërë për ju, por personalizimi është më i lirë
E gjitha varet nga aftësia juaj e programimit dhe nëse keni apo jo kohë për të personalizuar modelin tuaj.
7. Facebook
Mundësimi i Facebook në Joomla është tepër i lehtë; thjesht përdorni një modul si FB LikeBox Fan Page.
8. Newsletters (Buletinet)
Shtimi i një shërbimi buletini në uebfaqen tuaj të Joomla do t’i mbajë përdoruesit tuaj të azhurnuar rregullisht. Ju keni mundësinë e përdorimit të sistemit të buletinit të Joomla-s, ose mund të përfshini një shërbim të jashtëm të newsletter, si Aweber.
9. Azhurnoni Joomla
Përditësoni uebfaqen tuaj të Joomla rregullisht. Në këtë mënyrë ju do të shmangni ekspozimin e uebfaqes tuaj ndaj kërcënimeve në internet, të tilla si hakimi dhe viruset. Gjithashtu, azhurnimet e reja të Joomla përmbajnë rregullime të defekteve në kod që do ta bëjnë CMS tuaj të funksionojë edhe më mirë.
10. Editorët e blogut (Blog Editors)
Më në fund, është e rëndësishme që çdo përdorues i Joomla të dijë të konfigurojë uebfaqen e tij të Joomla për editorët e blogut, si Flock. Ky ndryshim i vogël mund të shkurtojë sasinë e kohës që kaloni në çdo postim.
Me këto dhjetë këshilla uebfaqja juaj e Joomla do të funksionojë si të jetë kurdisur!