2 raste të reja të vdekjes nga Covid19 në Prishtinë
Posted on
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shëruar nga koronavirusi 744 pacientë, tetë persona kanë vdekur, ndërsa 828 kanë rezultuar pozitivë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç).