Uebaqet në WordPress mund të bëhen viktima të dështimeve, sulmeve DDoS, përpjekjeve të hakimit, humbjes së të dhënave dhe vjedhjes së të dhënave – pa fajin tuaj. Ndërsa web hostët bëjnë përpjekje të përbashkëta për t’ju mbrojtur, natyra e web teknologjisë do të thotë që gjërat mund të shkojnë keq.
Kur bëhet fjalë për diçka kaq të rëndësishme sa uebfaqja e biznesit tuaj, ju duhet një sistem shtesë backup-imi.
Ironikisht, është shumë e thjeshtë të automatizosh backup-imin e një uebfaqe ose blogu në WordPress. Në këtë artikull, do të diskutojmë dy metoda që ju lejojnë të planifikoni backup-in në mënyrë automatike të të gjithë uebfaqes suaj, përfshirë bazën e të dhënave WordPress dhe skedarët e tjerë të ndërlidhur.
Metodat Primare të Backup-it
Scheduled Full Backup (Snapshot)
Është kur planifikoni një kopje rezervë (backup) për tu ekzekutuar automatikisht në një kohë të caktuar – duke marrë një pamje të plotë [ang. snapshot] të sistemit tuaj duke përfshirë të gjithë skedarët WordPress dhe bazën e të dhënave, email, imazhe etj.
Incremental Backup
Është kur bëni vetëm kopje rezervë të skedarëve që kanë ndryshuar nga backup-i juaj i fundit – është më efikas, por më i vështirë për tu rikuperuar, duke kërkuar që shumë skedarë të kombinohen në një sistem të plotë.
Shtojca të shkëlqyera për backup të WordPress
#1 – VaultPress (Jetpack Backups)
VaultPress është një shërbim backup-i plotësisht i automatizuar i ofruar nga Automattic (djemtë që qëndrojnë pas WordPress). Filloi si një shtojcë e pavarur por tani është pjesë e një produkti tjetër nga Automattic të quajtur JetPack. Do të duhet të regjistroheni në JetPack para se të mund të përdorni VaultPress.
VaultPress është një nga mënyrat më të mira për të krijuar një kopje rezervë të uebfaqes ose blogut tuaj WordPress. Nuk është vetëm i lehtë për t’u përdorur, por shumë i përshtatshëm. E vetmja gjë që duhet të bësh është të krijosh një llogari, të instalosh dhe aktivizosh shtojcën, pastaj rri duarkryq dhe e shikon atë duke rikrijuar të gjithë instalimin tënd të WordPress. Në thelb, kjo shtojcë kujdeset për çdo skedar të lidhur me uebfaqen tuaj në WordPress.
#2 – UpdraftPlus
UpdraftPlus është edhe një plugin popullore shtesë e WordPress-it. Ndryshe nga VaultPress që është i bazuar në abonim, UpdraftPlus është falas; por si VaultPress, kjo ju lejon të krijoni një kopje rezervë të plotë të blogut tuaj WordPress dhe ta ruani atë në cloud. Kjo plugin mbështet si backup-in sipas kërkesës ashtu edhe të planifikuar dhe gjithashtu ju jep mundësinë të zgjedhni llojet e skedarëve ose të dhënave që dëshironi të rezervoni. Një nga gjërat që e bëjnë UpdraftPlus shtojcën më të mirë të backup të WordPress sot është se lejon backup-imin dhe restaurimin, si dhe karakteristika të tjera të pabesueshme në një plan falas.
Instalimi i tij është i thjeshtë – hidhuni në panelin e WordPress > Plugin > Add New
dhe kërkoni UpdraftPlus
, më pas instalojeni dhe aktivizojeni. Pastaj, do të konfiguroni një orar backup-imi, afatet kohore të ruajtjes së backup dhe vendndodhjen e hapësirës për ruajtje.
UpdraftPlus mund të ngarkojë automatikisht backup-et tuaja në FTP, email, S3, Google Drive, OpenStack, Dropbox, SFTP, Rackspace Cloud dhe shërbime të tjera të ruajtjes në distancë. Versioni premium mbështet deri te Backblaze B2, Microsoft OneDrive, WebDAV, Google Cloud Storage, SFTP, SCP dhe Microsoft Azure.
Është e sigurt të thuhet se kjo shtojcë është shtojca më e njohur dhe më e vlerësuar sot, dhe për arsyet e duhura. Përveç se është i pasur me tipare, është gjithashtu e lehtë dhe intuitive për t’u përdorur.
Ndryshe nga shtojcat e tjera të WordPress, UpdraftPlus:
– Është më i shpejtë dhe përdor më pak burime serveri
– Krijon kopje rezervë dhe rikthen
– Ka më shumë mundësi backup-imi cloud se çdo plugin backupi shtesë
– Lejon planifikimet automatike të backup
– Është testuar në më shumë se një milion faqe