Një pyetje e zakonshme për fillestarët kur përpiqen të fillojnë një faqe në internet është “Sa do të kushtojë?”. Nëse do të mund t’ju jepnim një përgjigje të drejtë, ky artikull do të ishte i thjeshtë, megjithatë, ekziston një bollëk karakteristikash që krijojnë një paketë të përsosur hosting për WordPress.
WordPress është një softuer që mund të përdoret për të krijuar dhe menaxhuar uebfaqe. Mund të ju ndihmojë të ndërtoni gjithçka, nga një blog i thjeshtë, te një dyqan eCommerce, një uebfaqe biznesi, një portofol krijues dhe gjithçka tjetër për të cilën mund të mendoni.
Çfarë e përbën koston?
Nëse jeni i ri në botën e zotërimit të uebfaqes suaj, zhargoni i industrisë mund të bëhet dërrmues ose frikësues. Kur vendosni për një uebfaqe WordPress, ju nuk po paguani vetëm për vetë sajtin, por gjithçka që hyn në të për ta bërë atë të funksionojë sa më me efektshmëri.
Në vazhdim është treguar një listë e shkurtër e pesë faktorë të rëndësishëm që përbëjnë koston e uebfaqes tuaj WordPres.
# 1 – Web Hosting
Web hosting është një shërbim online që lehtëson publikimin e përmbajtjes në uebfaqen tuaj ose aplikacionin tuaj në Internet. Kur regjistroheni me një ofrues hosting, në thelb po merrni me qira një hapësirë në një server. Me këtë hapësirë, ju mund të ruani të gjithë skedarët dhe të dhënat e nevojshme për faqen tuaj të internetit (kodi, imazhet, etj.)
Pra, nëse po e pyetni veten, “A duhet të kem host?” Përgjigja është po. Web Hosting është i nevojshme për ta bërë një uebfaqe të disponueshme në internet.
Ka disa faktorë të rëndësishëm për t’u marrë parasysh kur filloni hulumtimin tuaj të web hosting. Këta faktorë thelbësorë përfshijnë:
- Përkrahja
- Besueshmëria
- Shpejtësia
Hulumtimi është gjithmonë hapi më i rëndësishëm për të gjetur një plan hosting superior për WordPress. Përsëri, mbani në mend një çmim i lirë mund të duket i mirë, por sigurohuni të zbuloni se çfarë përfshin, kështu që nuk ju dëmton në planin afatgjatë.
# 2 – Plug-ins
Një shtojcë [ang. plug-ins] është një pjesë e softuerit që përmban një grup funksionesh që mund të shtohen në një uebfaqe të WordPress. Ato mund të zgjerojnë funksionalitetin ose të shtojnë veçori të reja në faqen tuaj.
Ka mbi 55,000 shtesa aktive të WordPress-it dhe shumë po zhvillohen çdo ditë nga dizajnerët dhe zhvilluesit e WordPress-it në të gjithë botën. Me kaq shumë mundësi për të zgjedhur, zgjedhja se cilat shtojca janë më të mira për faqen tuaj WordPress mund të jetë e vështirë.
# 3 – Numri i uebfaqeve
Një faktor tjetër i rëndësishëm që përbën koston e faqes tuaj WordPress është numri i uebaqeve që keni. Ashtu si të kesh shumë makina, të kesh më shumë uebfaqe bën që të kesh më shumë hapësirë për ruajtje.
Para se të konsideroni hostimin, duhet të dini se sa domene do t’ju duhen. Padyshim, sa më shumë domene të duhen, aq më i lartë është çmimi dhe aq më e madhe është pakoja apo plani.
# 4 – Domenët
Mund të duket e thjeshtë që plani juaj i web hosting të përfshijë një domen, por nuk mund të jetë gjithmonë kështu. Sigurohuni që të kontrolloni dy herë që çmimi juaj fillestar i web hosting përfshin domenin tuaj, kështu që nuk do të tarifoheni për një faturë të dytë! Diçka tjetër për t’u marrë në konsideratë është çmimi i domenit të nivelit të lartë ose prapashtesës [ang. extension] (.com, .net, .org, etj.) që dëshironi. Çdo prapashtesë është e rëndësishme në industri të caktuara, por zgjedhja e një prapashtese më pak të zakonshme vjen me një çmim më të lartë. Dallimi midis një prapashtese të zakonshme dhe një prapashtese më pak të zakonshme mund të jetë diku nga 4$ – 40$
# 5 – Themes
Ndërsa WordPress ofron një sasi të bollshme të themes profesionale FALAS, ato nuk janë gjithmonë për të gjithë. Kjo është arsyeja pse WordPress gjithashtu ofron themes premium për një tarifë të vogël. Ju gjithmonë mund të zgjidhni një themes falas për të filluar dhe për të kaluar në një themes të përparuar më vonë. Çmimet për themes premium variojnë nga 40 deri në 150 dollarë.
Ku të gjeni web hosting cilësor për WordPress
Ne nuk mund të garantojmë për çdo kompani web hosting, por serverat e Hostinkos janë përshtatur për nevojat tuaja të sakta për WordPress, duke lejuar që faqja juaj të funksionojë saktësisht siç ju nevojitet! Plani jonë Pro Hosting fillon me 3.49 euro dhe përfshin 25 GB SSD Storage, palimit llogari të email, 1 uebfaqe wordPress, trafik pa limit dhe 24/7/365 përkrahje teknike.