user

Back to Post List

Çfarë është një Sitemap dhe pse ju nevojitet



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


Ju ndoshta kaloni shumë kohë dhe përpjekje duke u siguruar që të gjitha faqet e rëndësishme të webfaqes tuaj të janë të optimizuara për motorët e kërkimit. Ju e bëni këtë për të rritur shanset që faqja juaj e internetit të renditet lartë në rezultatet e kërkimit.

Megjithatë, ka mundësi që jo të gjitha faqet e rëndësishme të webfaqes suaj të shfaqen në rezultatet e kërkimit, pa marrë parasysh sa janë të optimizuara mirë. Arsyeja për këtë është që motorët e kërkimit përdorin programe automatike të zbulimit të quajtura web crawlers për të “crawl” nëpër webfaqen tuaj dhe të gjitha faqet e saj të internetit. Pasi një faqe të jetë crawl, ajo do të shfaqet në rezultatet e kërkimit.

Është e zgjuar të siguroheni që çdo faqe e optimizuar e motorëve të kërkimit në webfaqen tuaj të bëhet crawl dhe indeksohet siç duhet nga motorët e kërkimit. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është duke krijuar një sitemap në webfaqen tuaj.

Çfarë është Sitemap (harta e faqes)?

Një sitemap është një skedar XML me lidhje [ang. links ] me çdo faqe të rëndësishme në webfaqen tuaj. Me fjalë të thjeshta, është si një hartë që tregon se si të shkosh në vende specifike në webfaqen tënde.

Motorët e kërkimit si Google mund të përdorin një sitemap për t’u siguruar që asnjë faqe interneti nuk do të mbetet jashtë indeksit të tyre. Kjo do të thotë që të gjitha do të renditen në rezultatet e motorëve të kërkimit.

Si duket një Sitemap?

Një sitemap përbëhet nga tagjet HTML. Skedari XML që përmban ato tagje futet në root directory të webfaqes suaj, në mënyrë që crawlers e motorëve të kërkimit ta gjejnë atë lehtë.

Një sitemap me një URL duket diçka si kjo:

<?xml version=”1.0″ encoding=”utf-8″?><urlset xmlns=”http://www.sitemaps.org/schemas/sitemap/0.9″ xmlns:xsi=”http://www.w3.org/2001/XMLSchema-instance” xsi:schemaLocation=”http://www.sitemaps.org/schemas/sitemap/0.9 http://www.sitemaps.org/schemas/sitemap/0.9/sitemap.xsd”> <url> <loc>http://example.com/</loc> <lastmod>2006-11-18</lastmod> <changefreq>daily</changefreq> <priority>0.8</priority> </url></urlset>

Është e rëndësishme të kuptoni se një sitemap nuk u tregon vetëm motorëve të kërkimit për faqet në webfaqen tuaj. Gjithashtu jep informacione të hollësishme për secilën faqe interneti.

Për shembull, lejon që një motor kërkimi të dijë:

  • Kur URL-ja u azhurnua për herë të fundit,
  • Sa shpesh faqja e internetit ndryshon,
  • Rëndësia e faqes kur krahasohet me faqet e tjera në webfaqen tuaj

Cilat faqe interneti përfitojnë më shumë nga sitemaps?

Çdo faqe interneti mund të përfitojë nga sitemaps. Këtu janë llojet e faqeve të internetit që kanë më shumë nevojë për sitemaps, sipas Google:

  • Uebfaqe shumë të mëdha — Nëse një uebfaqe është e madhe dhe vazhdimisht merr faqe të reja, ka mundësi që crawlers të humbasin diçka. Një sitemap me informacion të azhurnuar mund të sigurojë që çdo faqe të identifikohet (crawled)
  • Uebsajtet me faqe të palidhura [ang. unlinked pages] – Nëse faqja juaj e internetit ka faqe që nuk lidhen me njëra-tjetrën, një sitemap mund të ndihmojë crawlers të identifikojnë faqet e izoluara
  • Uebsajtet që kanë përmbajtje të pasur mediatike – Nëse faqja juaj e internetit ka faqe që përfshijnë imazhe dhe video, një sitemap mund të ndihmojë motorët e kërkimit të identifikojnë ato elemente të medias

Nëse faqja juaj e internetit përshtatet në një ose më shumë prej këtyre kategorive, ajo patjetër do të përfitojë nga një sitemap, dhe ju duhet të krijoni një sa më shpejt të jetë e mundur.

Edhe nëse faqja juaj është e vogël, dhe ka shumë lidhje (links) të brendshme dhe nuk përmban asnjë media të pasur, gjithsesi duhet të krijoni një sitemap. Të bësh një gjë të tillë është e lehtë dhe mund të të ndihmojë të përmirësosh SEO të faqes tënde.

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!



Back to Post List