Hapet konkursi për anëtarë të ri të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë
Posted on
Bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) nga muaji shkurt u bë jofunksional, pasi që 5 anëtarë të saj dhanë dorëheqje.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me seli ne Prishtinë ka hapur konkursin për anëtarë të ri të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).
Në këtë konkurs kandidatët mund të vetënominohen dhe mund t’i nominojë ndonjë person tjetër.
Konkursi për nominime është i hapur deri më 16 prill. Ndërsa, deri tek emërimi i anëtarëve siç parashihet sipas nenit 7, pikës 4 të Ligjit për Arsimin e Lartë, anëtarët e propozuar duhet të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës.
Hostinkos
https://hostinkos.com/aboutHostinkos ndihmon bizneset dhe organizatat e të gjitha formave dhe madhësive të ndërtojnë, hostojnë dhe menaxhojnë faqet e tyre të internetit.