Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.

LATEST POSTS

Ide për punë online që mund të filloni sot 19th September, 2024

Udhëzues Praktik: Zgjedhja e Emrave për Faqe Online 18th September, 2024

Bloger: Çfarë Është Kuptimi? 16th September, 2024

A është lëshuar domeni i Kosovës .ks? Ja çfarë duhet të dini! 15th September, 2024

How to Write an Email: Examples and Useful Tips 14th September, 2024


Masat anti-COVID që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës


Posted on

Qeveria e Republikës së Kosovës sot pritet t’i shtrëngoj masat anti-COVID, ku pritet edhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në rasteve urgjente.

Pritet që edhe institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në mësim online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Në anën tjetër, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill dhe të lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through.

Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

  • Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;
  • -Gjatë vrapit dhe çiklimit;
  • -Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Nga 6 deri më 18 prill 2021 pritet të bëhet edhe pezullimi i aktiviteteve të konvikteve dhe menzave.

Hostinkos

Hostinkos

https://hostinkos.com/about

Hostinkos ndihmon bizneset dhe organizatat e të gjitha formave dhe madhësive të ndërtojnë, hostojnë dhe menaxhojnë faqet e tyre të internetit.



Back to Post List