Shpejtësia e ngarkimit të uebfaqes ndikon në gjithçka, nga përvoja e përdoruesit deri te normat e konvertimit.
Nëse lihet pa mirëmbajtjen e duhur, çdo platformë WordPress do të bëhet më e ngadaltë me kalimin e kohës. Uebsajti i ngadaltë ju kushton para dhe ul normat tuaja të konvertimit.
Ekipi i Hostinkos kanë përgatituar këtë udhëzues se si të përshpejtoni uebfaqen tuaj në WordPress.
Çfarë ngadalëson shpejtësinë e webfaqes në WordPress?
Të kuptuarit e arsyeve të ngarkimit të ngadaltë të uebfaqes është çelësi për përmirësimin e performancës. Shkaqet kryesore për një uebfaqe të ngadaltë të WordPress janë:
- web host i dobët – kur web hosti juaj nuk është konfiguruar siç duhet, mund të dëmtojë shpejtësinë e ngarkimit të uebfaqes suaj
- nuk ka konfigurim të WordPress – nëse uebfaqja juaj nuk po shërben faqe të cach-uara, do të mbingarkojë serverin tuaj
- kapaciteti i madh i uebfaqes – nëse imazhet nuk janë të kompresuara dhe optimizuara, do të duhet më shumë kohë për të ngarkuar një uebfaqe
- nuk ka shtojca për rritjen e shpejtësisë – nëse nuk jeni duke përdorur shtojca për rritjen e shpejtësisë, faqja juaj e internetit e WordPress mund të ngadalësohet ndjeshëm
Si të shpejtojmë faqen e internetit të WordPress?
Tani le të hedhim një vështrim më të afërt se si të shpejtojmë faqen e internetit të WordPress.
Këshilla #1. Përdorni versionin më të fundit të CMS për të shpejtuar uebfaqen në WordPress.
Përditësimet e WordPress lëshohen shpesh. Çdo përditësim jo vetëm që ofron veçori të reja, por gjithashtu rregullon çështjet e sigurisë dhe defektet. Tema dhe shtojcat tuaja të WordPress duhet gjithashtu të përditësohen rregullisht.
Është përgjegjësia juaj e drejtpërdrejtë të mbani uebfaqen tuaj të WordPress, temën dhe shtojcat të përditësuara në versionet më të fundit. Neglizhimi i këtyre përgjegjësive mund ta bëjë uebfaqen tuaj të ngadaltë dhe të prekshme ndaj hakerave dhe kërcënimeve të sigurisë.
Këshilla #2. Zgjidhni një server të besueshëm të web hostimit.
Shërbimi juaj i hostimit të WordPress ndikon në performancën e faqes së internetit. Ekzistojnë tre opsione të ndryshme të web hosting: i përbashkët (ang. shared hosting), i dedikuar (ang. dedicated server) dhe VPS (Virtual Private Server). Hostimi i përbashkët ofron grupin më themelor të shërbimeve dhe nuk është në gjendje të trajtojë deri në një masë trafikun e lartë. Një VPS (server privat virtual) ofron gjithashtu një server të përbashkët, megjithatë, çdo përdorues ka pjesën e tij. Një server i dedikuar i dedikohet një përdoruesi, por kërkon shërbime profesionale të mirëmbajtjes.
Këtu në Hostinkos, ne ofrojmë zgjidhje të sigurta dhe fleksibile të web hostimit për faqet e internetit të WordPress.
Këshilla #3. Përdorni shtojcat e WordPress që rritin shpejtësinë e shkarkimit
Shtojcat e WordPress zgjerojnë funksionalitetin e faqeve të internetit. Repozitori zyrtar i shtojcave aktualisht ofron mbi 75,000 shtojca për pothuajse çdo veçori. Ekipi i Hostinkos përgatiti një listë të shtojcave të WordPress që ndihmojnë në përshpejtimin e faqes suaj të internetit.
- WP Fastest Cache
- W3 Total Cache
- WP Super Minify
- WP Smush.it
Këshilla #4. Shmangni një madhësi të tepërt DOM
Një document object model (DOM) i madh dëmton performancën e uebfaqes suaj. Nëse serveri ju jep një document object model (DOM) të lartë, mund të jeni duke dhënë shumë bajt të panevojshëm. Kjo ngadalëson kohën e ngarkimit të uebfaqes, sepse shfletuesi mund të analizojë shumë nyje që as nuk shfaqen. Për më tepër, kjo mund të ngadalësojë ndjeshëm renderimin.
Një document object model (DOM) optimal ka:
- më pak se 1500 nyje gjithsej
- një thellësi maksimale prej 32 nyjesh
- asnjë nyje prind me më shumë se 60 nyje fëmijë.
Krijoni nyje DOM vetëm kur është e nevojshme dhe shkatërrojini ata kur nuk kërkohen më.
Këshilla #5. Eliminoni burimet e bllokimit të renderit (ang. render-blocking resources)
Burimet e bllokimit të renderit janë arsyeja më e zakonshme për ngarkimin e ngadaltë të faqeve të internetit. Zakonisht, ata janë skedarë JS dhe CSS që ndodhen në header-in e faqes suaj të internetit. Përdorni Google PageSpeed Insights për të identifikuar skriptet që bllokojnë renderin. Me ndihmën e shtojcës W3 Total Cache, mund t’i zgjidhni këto çështje në seksionin Performance > Settings > Minify section.
Këshilla #6. Aktivizo kompresimin e tekstit
Kompresimi i tekstit (ang. text compression) minimizon madhësinë e bajtit të përgjigjeve që përfshijnë përmbajtjen e tekstit. Sa më pak bajt duhet të shkarkohen, aq më shpejt ngarkohet uebfaqja. Aktivizo kompresimin e tekstit në serverin apo web hosting tuaj.
Këshilla #7. Kompresoni imazhet për të shpejtuar uebfaqen në WordPress
Imazhet ndikojnë drejtpërdrejt në shpejtësinë e faqes së internetit. Nëse nuk i kompresoni imazhet përpara se t’i ngarkoni, shpejtësia e uebfaqes suaj do të ulet.
Ekzistojnë shtojca të veçanta të WordPress për kompresimin dhe optimizimin e imazhit. Përdorni reSmush.it Image Optimizer ose Compress JPEG & PNG images për të optimizuar automatikisht të gjitha imazhet tuaja.
Këshilla numër 9. Përdorni CDN për shpërndarje të shpejtë të përmbajtjes
Përshpejtoni faqen e internetit të WordPress me ndihmën e CDN (rrjeti i shpërndarjes së përmbajtjes). CDN-të janë rrjete të serverëve të vendosur në të gjithë botën. Ata ruajnë përmbajtjen tuaj statike (skedarët JS, skedarët CSS, fotografitë) dhe ia dorëzojnë atë serverëve më afër tyre. Në këtë mënyrë, përdoruesit e marrin atë përmbajtje menjëherë.
Ekipi ynë në Hostinkos mund të bëjë lehtësisht konfigurimin e CDN-së për platformën tuaj.
Këshilla #10. Optimizoni bazën e të dhënave të uebfaqes në WordPress
Për të shpejtuar faqen e internetit të WordPress, mbajeni bazën e të dhënave në rregull. Pastroni atë nga të dhënat e panevojshme, si komentet, meta të dhënat e dyfishta ose termat e papërdorura. Përdorni shtojcat si WP Sweep, WP-DB Manager, dhe WP Optimize për të optimizuar bazën e të dhënave të uebfaqes.
Përshpejtoni uebfaqen tuaj në WordPress sot!
Mos lejoni që shpejtësia e ngadaltë e ngarkimit të uebfaqes të shkatërrojë biznesin tuaj online. Vetëm disa hapa të thjeshtë mund të rrisin normat tuaja të konvertimit dhe të ofrojnë përvojë pozitive të përdoruesit.
Nëse nuk dini se ku të filloni dhe çfarë të zbatoni për të shpejtuar faqen tuaj të internetit në WordPress, kontaktoni ekipin e Hostinkos. Ne e dimë se si të rikthejmë performancën tuaj të lartë!