user

Back to Post List

4 mënyra se si uebfaqja juaj mund të largojë audiencën tuaj



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


Ju keni shpenzuar minuta, orë dhe madje ditë për të krijuar uebfaqen e përsosur për biznesin tuaj. Ju keni zgjedhur fotot më të mira, përmbajtjen më tërheqëse dhe skemën më të mirë të ngjyrave. E megjithatë nuk po merrni mjaftueshëm trafikun e uebfaqes që prisnit.

Uebfaqja juaj ju duket perfekte, por a ndihet audienca juaj ashtu?

Pavarësisht sa kohë dhe përpjekje keni vënë në uebfaqen tuaj, çdo krijues faqesh interneti rrezikon të bëjë disa gabime vërtet të mëdha që largojnë vizitorët. Nëse uebfaqja juaj ka çoft edhe një nga katër gjërat e mëposhtme, kjo mund të jetë arsyeja që po humbni trafikun, madje edhe shitjet!

# 1 – Uebaqja juaj nuk është kompatibile me pajisjet mobile

Mendoni se sa njerëz keni njohur që kanë një kompjuter desktop për përdorim personal. Ky numër ka rënë në mënyrë drastike që kur Telefonat e Zgjuar dolën në treg në vitin 2007. Realisht, është më lehtë të marrësh telefonin tënd dhe të përdorësh Google sesa të presësh të shkosh në shtëpi dhe të përdorësh PC-në tënd.

Nëse uebfaqja juaj nuk është mobile dhe në përputhje me teknologjinë e sotme, ju do të mbeteni prapa dhe konkurrentët do të fillojnë të ngriten mbi ju.

# 2 – Përmbajtja e uebfaqes suaj është e keqe

Nuk ka asnjë mënyrë për të bërë ëmbëlsuar këtë: ndonjëherë arsyeja që vizitorët largohen nga uebfaqja juaj është sepse përmbajtja juaj thjesht nuk është e mirë…

Edhe pse mund të mendoni se keni lënë zemrën dhe shpirtin tuaj në përmbajtjen e uebfaqes tuaj, nuk do të thotë se është më e mira që mund të jetë. Ndoshta përmbajtja juaj është shkruar keq – e pakuptimtë ose e mbushur me gabime drejtshkrimore. Ndoshta është e organizuar dobët – pa shirita navigimi, ose ka shumë lidhje apo vegëza të thyera. Ndoshta fotot janë shumë të vogla, ose teksti është i vështirë për tu lexuar. Apo ndoshta kombinimi i ngjyrave në template dhe një dizajn i vjetruar i bën vizitorët të mendojnë gjithashtu se përmbajtja është e vjetëruar.

Sigurohuni që nuk po bëni ndonjë nga këto gabime të zakonshme të përmbajtjes. Ndonjëherë zgjidhja është editoriale. Provoni të lexoni përmbajtjen me zë të lartë duke u siguruar që nuk tingëllon sikur ta ketë shkruar një robot (ose një 6 vjeçar). Nëse kjo nuk funksionon, provoni që një mik ta lexojë ose mendoni të punësoni një redaktues të kualifikuar të përmbajtjes.

Ndonjëherë çështja është teknike, si instalimi i një template ose theme më moderne të dizajnit me një shtresë më të pastër dhe imazhe më të mëdha ose aplikimi i një shiriti navigimi.

Edhe pse ky gabim është më i dukshmi, është gjithashtu më i zakonshmi. Redaktoni përmbajtjen tuaj dhe shikoni që trafiku juaj në internet do të rritet vazhdimisht!

# 3 – Ju nuk keni asnjë prani të mediave sociale

Ngjashëm si të qenit kompatibil me pajisjet mobile, media sociale është një tjetër trend i epokës së re që mund të ju bëjë të merrni më pak trafik. Të kesh çdo lloj pranie sociale jo vetëm që sjell trafik më të lartë, por edhe besueshmëri.

Një tjetër bonus për të pasur media sociale janë promovimet e thjeshta të reklamave. Pothuajse të gjitha platformat e mediave sociale ju lejojnë të bëni boost postimet tuaja për një tarifë shtesë sipas zgjedhjes suaj.

# 4 – Uebfaqja juaj është shumë e ngadaltë

Sipas një studimi të bërë nga hobo-web.co.uk, “47 përqind e konsumatorëve presin që një faqe interneti të ngarkohet për dy sekonda ose më pak. 40 për qind e konsumatorëve do të presin jo më shumë se tre sekonda për t’u ngarkuar një faqe interneti përpara se të braktisin atë.

Pra, çfarë po ndikon që uebfaqja juaj të ngadalësohet? Imazhe masive, shumë veçori si video, ose aplikacione shtesë që ngarkohen brenda uebfaqes tuaj, të gjitha mund të kontribuojnë në një kohë më të gjatë ngarkimi.

Është e vështirë të thuash ndryshimin midis një sekonde dhe dy, kështu që mund të përdorësh një mjet si Page Speed Grader për një raport të menjëhershëm për uebfaqen tënde, plus artikuj të menjëhershëm të veprimit për rregullimin e çdo problemi. Praktikat e mira përfshijnë përdorimin e një theme ose template të thjeshtë për uebfaqen tuaj, instalimin e një shtojce për të kompresuar imazhet dhe punën me një ueb dizajner për t’u siguruar që stili juaj dhe skriptet JavaScript janë minimizuar dhe ngarkuar në mënyrë efikase.

Ne nuk po pretendojmë që uebfaqja juaj nuk do të merr trafik 100% për shkak të këtyre gabimeve, por kontrolli i rregullt i këtyre katër gabimeve të zakonshme mund të çojë në një normë më të vogël kërcimi (ang. bounce rate). Gabime të tjera të zakonshme për të kontrolluar mund të përfshijnë SEO, që lidhet me fjalë kyçe jo të besueshme me uebfaqen tuaj, hakerat, etj.

Lista mund të vazhdojë pa pushim, por pjesa më e rëndësishme e çdo një uebfaqe është web host-i. Me Hostinkos, shumë prej konfigurimeve të shpejtësisë bëhen rregullisht për ju pa ndonjë kosto shtesë.

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!



Back to Post List