user

Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.

LATEST POSTS

Si të zgjidhni pakon më të mirë të Web Dizajnit për biznesin tuaj? 29th August, 2025

13 Mënyra për të dizajnuar një uebfaqe të mirë 22nd August, 2025

Shtatë shenja që tregojnë se Web Dizajneri juaj nuk është i duhuri 20th August, 2025

Çfarë Duhet të Dini për Domain-et në Kosovë: .ks, .al dhe Më Shumë 23rd July, 2025

Paralajmërim për sulme kibernetike ndaj mediave në Kosovë 20th May, 2025


ATK leshon lejet e qarkullimit gjate ores policore


Posted on

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të gjitha bizneset, punonjëseve të të cilave iu kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”.

Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera.

Shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit” përmes Sistemit Elektronik EDI kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), sipas pikës 15.3 të Vendimit të lartcekur, nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë.

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!



Back to Post List