Biblioteka Kombëtare në Prishtinë shtyen Javën e Bibliotekës
Posted on
Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, “Pjetër Bogdani”, ka njoftuar përmes Facebook se ka shtyrë për kohë të pacaktuar mbajtjen e edicioni të 18-të të Javës së Bibliotekës në Kosovë.
“Edicioni i 18-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë shtyhet për një kohë të pacaktuar, për shkak të gjendjes se vështirësuar dhe pritjes së masave shtesë kundër pandemisë me COVID-19 në vendin tonë”, thuhet në njoftim.
Për këtë edicion të Javës, përveç sesioneve online, ishin planifikuar, nëpër bibliotekat publike, edhe aktivitete dhe veprimtari me numër të kufizuar pjesëmarrësish sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.