user

Back to Post List

Çfarë është cPanel? Paneli i kontrollit të web hosting



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


Si pronar i një biznesi të vogël ose solopreneur me një uebfaqe ekzistuese (ose me synimin për të marrë një të tillë), mbase rastësisht keni dëgjuar fjalën “cPanel”.

Mbase e keni parë atë të përmendur diku në faqen e internetit të një ofruesi të web hosting, por çfarë do të thotë në të vërtetë?

cPanel, shkurt për panelin e kontrollit, është një panel kontrolli i hositng të faqes së internetitit që funksionon në sistemin operativ Linux (OS). Një OS është ai që menaxhon komunikimin midis softuerit të kompjuterit tuaj dhe harduerit të kompjuterit tuaj.

Ndërsa Linux OS është një lloj specifik i OS dhe një nga sistemet operative më të besueshme, të sigurta, llojet e sistemit operativ përfshijnë Microsoft Windows, Apple macOS, etj.

cPanel, i konsideruar gjerësisht standardi i industrisë, është paneli i kontrollit më i përdorur nga ofruesit e web hosting (përfshirë Hostinkos). Qëllimi i tij i vetëm është për të thjeshtuar menaxhimin e faqes suaj të internetit me ndërfaqen e vet grafike.

Dhe, kur krahasohet me panelet e tjera të kontrollit, cPanel përmban një shumëllojshmëri të gjerë të karakteristikave të dobishme për të menaxhuar tiparet vitale të uebfaqes suaj (mendoni për trafikun, hapësirën e diskut, etj.) Një plus tjetër? është mënyra më e lehtë për tu kontrolluar.

Së pari vjen hosting, pastaj vjen cPanel

Si çdo marrëdhënie e ndërvarur, cPanel nuk mund të funksionojë (ose ekzistojë) pa një host.

Derisa disa ofrues të hosting marrin një tarifë shtesë për qasjen në cPanel, klientët e Web Hosting (Shared Hosting) të Hostinkos marrin cPanel falas.

Në rregull, le të themi se keni blerë planin tuaj të hosting. Si hyni më pas në cPanel?

Së pari dhe më kryesorja, ofruesi juaj i hosting duhet t’ju dërgojë një email me një link të drejtpërdrejtë për të hyrë në cPanel. (Nëse nuk mund ta gjeni, mos u stresoni. Nëse jeni klient i Hostinkos, për shembull, mund të kyçeni në cPanel përmes llogarisë tuaj Hostinkos.

Pasi të jeni kyçur me sukses me detajet tuaja në llogarinë e Hostinkos, atëherë do të shihni të listuar planin tuaj të web hosting. Nëse keni më shumë plane, dhe arrini ta shihni nga Dashboard, atëherë nga mënya kryesore zgjedhni Hosting > My Hosting.

Pastaj, zgjedhni planin tuaj të web hosting tek i cili dëshironi të keni qasje në cPanel. Pasi të shfaqen të detajet përkatëse të web hosting, gjeni dhe klikoni në butonin Login to cPanel.

Pasi të keni hyrë me sukses, atëherë do të shihni panelin kryesor të cPanel (ang. Dashboard), i cili vizualisht është i ndarë në dy pjesë: majtas dhe djathtas.

Derisa paneli në të djathtë ju jep një përmbledhje të shpejtë të faqes suaj të internetit kur jeni në lëvizje (duke ju treguar statistika kur jeni kyçur për herë të fundit, etj.) Paneli në të majtë është vendi ku gjenden të gjitha “kategoritë”. Këto kategori përbëhen nga menu që janë të ndara në seksione, të cilat përfshijnë por nuk kufizohen në: preferences, email, files, backups, dhe logs.

Si të përdorni cPanel

Si fillestar i cPanel, mund të duket në fillim mbizotërues me të gjitha tiparet që keni në dispozicion. Kjo është arsyeja pse në një artikull tjetër (vegëzen e mëposhtme) kemi dhënë më shumë detaje rreth përdorimit të cPanel.

Një udhëzues për të gjitha gjërat cPanel – Përgjigjja në pyetjet e zakonshme

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!



Back to Post List