user

Back to Post List

Çfarë është Google Analytics dhe si mund të ndryshojë uebfaqen tuaj?



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


Kur bëhet fjalë për të kuptuar performancën e uebfaqes, fjala e urtë e Drucker-it akoma tingëllon e vërtetë, “Ajo që matet, menaxhohet”.

Mënyra se si pronarët e uebfaqeve e dinë nëse po funksionojnë përpjekjet e marketingut është duke e parë atë që ka ndodhur në të kaluarën dhe duke krahasuar se sa mirë po bën një uebfaqe në të tashmen kundrejt performancës së kaluar.

Mënyra e vetme për të krahasuar të kaluarën me të tashmën është përmes përdorimit të të dhënave analitike.

Çfarë është Analiza e Uebfaqes (Website Analytics)?

Analytics është emri që i është dhënë matjes së performancës së uebfaqes, veçanërisht pasi ndërlidhet me njerëzit që vizitojnë një uebfaqe, duke qëndruar për ca kohë, duke parë faqe, duke parë video, duke blerë gjëra, duke shkarkuar broshura dhe duke u kthyer përsëri.

Analytics ka të bëjë me:

  • Numrin e transaksioneve të blerjes dhe totalin
  • Numrin e vizitorëve
  • Klikimet në vegëza në dhe brenda uebfaqes
  • Koston e Reklamimit
  • Sa vizitorë largohen pasi shikojnë një faqe
  • Nga cilat faqe vizitorët tentojnë të largohen
  • Çfarë faqe vizitohen më shumtë
  • Kontributi nga mediat sociale, paguaj për klikim, trafiku i motorëve të kërkimit dhe referime të tjera në uebfaqe

Secila nga sa më sipër përfshin një ose më shumë matje ose matje të diçkaje që ndërlidhet me performancën e uebfaqes. Metrikat mund të jenë numërime, shuma ose mesatare, si numri i vizitorëve, numri i transaksioneve ose kostoja mesatare për klikim.

Metrikat gjithashtu mund të jenë raporte duke krahasuar dy vlera të tjera, si pjesëtimi i numrit të vizitorëve që largohen pasi shikojnë vetëm një faqe kundrejt numrit të përgjithshëm të vizitorëve në uebfaqe (duke ju dhënë normën e kërcimit [ang. bounce rate]- një përqindje ose raport.

Si ta merrni Google Analytics në uebfaqen tuaj?

Google Analytics është pa pagesë dhe varet nga ju të ndiqni disa hapa në mënyrë që ta instaloni dhe aktivizoni në uebfaqen tuaj:

  1. Shkoni në faqen e Google Analyticswww.google.com/analytics/
  2. Regjistrohuni për një llogari falas (ose identifikohuni nëse jeni regjistruar tashmë)
  3. Vendosni një property – support.google.com/analytics/answer/1042508
  4. Vendosni një pamje (view)- support.google.com/analytics/answer/1009714
  5. Shtoni kodin në uebfaqen tuaj – support.google.com/analytics/answer/1008080

Nëse jeni duke përdorur WordPress, hapi 5 më lart mund të jetë aq i lehtë sa shtimi i një shtojce Google Analytics në llogarinë tuaj. Për performancë super të shpejtë të WordPress, merrni parasysh përdorimin e shtojcës Flying Analytics nga WP Speed Matters. Instaloni duke ndjekur këta hapa:

  1. Hyni në WordPress Admin
  2. Klikoni në Plugins -> Add New
  3. Kërkoni për Flying Analytics
  4. Klikoni Install, pastaj Activate
  5. Klikoni Settings -> Flying Analytics dhe konfiguroni

Për të shtuar Google Analytics në WordPress, do t’ju duhet ID-ja juaj e Ndjekjes [ang. Analytics Tracking ID] së Google Analytics, e cila mund të gjendet duke ndjekur këtë udhëzues hap pas hapi:

  1. Hyni në Google Analyticsgoogle.com/analytics/
  2. Klikoni Admin
  3. Zgjidhni llogarinë tuaj nga kolona Account
  4. Zgjidhni Property tuaj nga kolona Property
  5. Nën property, klikoni Tracking Info -> Tracking Code

6. Shikoni në krye të faqes për Tracking ID tuaj

Si funksionon softueri i Web Analytics?

Në mënyrë që të monitorohet se nga vijnë vizitorët, çfarë përmbajtje shikojnë (konsumojnë), lidhjet që klikojnë, kohën që kalojnë, produktet që blejnë etj., softueri i web analytics funksionon bazuar në sistemin e tagjeve [ang. tag] dhe gjurmëve [ang track].

Shumica e platformave të analizave të internetit mbështeten tek pronarët e uebfaqeve që shtojnë pak nga JavaScript në secilën faqe të uebfaqes së tyre. Ky kod ndjekës është një skenar që “ndizet” ose ekzekutohet sa herë që ngarkohet një faqe.

Kur ekzekutohet skenari i analizës, ai dërgon informacione në një server që mbledh dhe ruan të dhënat në një bazë të dhënash qendrore. Ky server mund të operohet nga një palë e tretë, si Google, ose mund të funksionojë në të njëjtin server me uebfaqen që gjurmohet dhe të jetë plotësisht nën kontrollin e pronarit të uebfaqes, pa asnjë përfshirje të palës së tretë.

Analytics skriptet, veçanërisht ato të hostuara nga ndërmarrjet e palëve të treta, përdorin ID-të unike për të ndarë një klient nga tjetri. Ata gjithashtu lidhin një domen me një ID në mënyrë që dikush të mos mund të përdorë ID të gabuar dhe të bëjë një rrëmujë të të dhënave analitike të një faqe tjetër.

Cilat kompani ofrojnë analiza të faqeve të internetit përveç Google?

Le të mos e harrojmë faktin që Google Analytics është falas. Nëse dëshironi krahasime me platforma të ngjashme, ose do të duhet të paguani për softuerin, të paguani një tarifë abonimi mujor ose të sakrifikoni disa karakteristika për ta mbajtur koston tuaj zero.

Alternativa falas të Google Analytics

Matomo (formerly Piwik)

Open Web Analytics

Alternativat Freemium të Google Analytics

Clicky

StatCounter

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!



Back to Post List