Ibrahimoviq do të sjell në Prishtinë bujën që vazhdimisht e shoqëron
Posted on
Superylli i futbollit, Zlatan Ibrahimoviq, do t’i prijë sulmit të Përfaqësueses së Suedisë më 28 mars në ndeshjen kundër Kosovës.
Ibrahimoviq do të bëhet ylli më i madh që ka luajtur kundër Përfaqësueses së Kosovës deri më tani, si dhe në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Superylli i futbollit, Zlatan Ibrahimoviq, është përfshirë në listën e përzgjedhësit të Suedisë, Janne Andresson, prej 26 futbollistëve, që e ka publikuar të martën për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”.
Dueli mes Kosovës dhe Suedisë do të luhet pa praninë e shikuesve në tribuna për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. I takon Grupit B eliminator të Botërorit që do të mbahet në fund të vitit tjetër në Katar.