Nëse jeni një vizitor i rregullt i webfaqes së Hostinkos, do të keni vënë re se Business Plus Hosting është një anëtar i ri i familjes së produkteve tona të hostimit cPanel.
Por çfarë është saktësisht Business Plus Hosting? Në këtë artikull, ne do të shohim se për kë është krijuar dhe listën e gjatë të përfitimeve dhe përfshirjeve që vijnë me të.
Çfarë është Business Plus Hosting?
Me Business Plus Hosting ju merrni performancën maksimale të resurseve të ndara (ang. shared) dhe nuk është aspak e komplikuar të menaxhosh Business Plus Hosting, sepse Business Plus Hosting ju lejon të menaxhoni llogarinë tuaj të web hosting duke përdorur panelin e kontrollit cPanel.
cPanel e bën të thjeshtë menaxhimin e llogarisë së hostimit. Paneli i cPanel është ilustruar me ikona miqësore për përdoruesit që e bëjnë të lehtë të bësh gjithçka, nga shtimi i domeneve deri te konfigurimi i përcjelljes së emailit. Disa punë mund të kryhen edhe me disa klikime.
Për kë është Business Plus Hosting?
Business Plus Hosting u krijua për këdo që drejton faqe interneti me resurse intensive ose me trafik të lartë. Është veçanërisht ideal për sa vijon:
- Dizajnerët e uebit
- Zhvilluesit e uebit
- Ata që drejtojnë webfaqe të tregtisë elektronike (eCommerce)
- Webfaqet që mbajnë shumë foto ose shkarkime
- Portalet online të lajmeve
- Webfaqet që shpesh bëhen virale
- Kushdo që ka nevojë për më shumë fuqi për webfaqet e tyre
Cilat janë tri përfitimet kryesore të Business Plus Hosting?
– Shpejtësia
Faqet e internetit të hostuara në planet e hostimit të Business Plus mund të ngarkohen deri në tre herë më shpejt se ato që mbështeten në hostimin standard. Këta sekonda mund të bëjnë të gjithë ndryshimin në botën reale – shpejtësia e webfaqes është një nga faktorët që Google përdor për të renditur faqet e internetit në mënyrë që të përcaktojë se ku shfaqen ato në rezultatet e motorit të kërkimit.
– Fleksibiliteti
Klientët e Business Plus Hosting kanë shumë liri mbi cilët CMS, aplikacione dhe versione PHP instalojnë. Kjo është veçanërisht e dobishme për klientët që kanë faqe interneti të krijuara që mbështeten në versione specifike të gjuhëve dhe mjete të tjera zhvillimi.
– Thjeshtësia
Siç u përmend më lart, Business Plus Hosting vjen me cPanel, gjë që e bën administrimin e hostimit të thjeshtë. Paneli i tij ju lejon të kryeni dhjetëra detyra pa pasur nevojë për njohuri të thelluara teknike. Detyrat përfshijnë kopjimin dhe transferimin e skedarëve në ueb, menaxhimin e domeneve, kontrollimin e përdorimit të diskut dhe krijimin e emaileve.
Çfarë përfshihet në një plan të Business Plus Hosting?
Një plan Business Plus Hosting vjen me:
- Deri në 3 webfaqe për të hostuar
- Pa limit SSD web space
- Pa limit trafik
- Pa limit baza të të dhënave
- Certifikatë SSL falas
- Ndihmë & përkrahje me prioritet
- CDN Falas, etj.
Jeni gati për të marrë performancën e webfaqes suaj duke minimizuar telashet e web hosting? Drejtohuni te plani ynë Biznes Plus për më shumë informacion.