Back to Post List

Një email që nuk duhet ta injoroni – kontrolloni follderët SPAM



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


Nëse kohët e fundit keni regjistruar një emër domeni ose keni ndryshuar informacionin tuaj të kontaktit në një domen, mes email-ve që do të keni marrë do të jetë një që do t’ju kërkojë të verifikoni informacionin tuaj të kontaktit.

Që nga 1 janari 2014, ICANN, i cili koordinon sistemin global të emrave të domain-eve në internet mandatoi që regjistrat duhet të vërtetojnë informacionin e kontaktit që ata përdorin për të regjistruar domenin.

Kjo ndodh sa herë që krijohet një kontakt i ri i domeni ose kur kontakti i email adresës për regjistruesit ndryshon.

Prandaj ia vlen të kontrolloni follderët tuaj SPAM në rast se keni humbur këtë email të rëndësishëm sepse nëse merrni një të tillë dhe nuk përgjigjeni brenda 15 ditësh ICAAN do të pezullojë domenin tuaj.

Sapo domeni të pezullohet, çdo shërbim që keni lidhur me të do të ndalojë së funksionuari dhe është e rëndësishme të theksohet se regjistruesit, si Hostinkos, nuk kanë fuqi për të ndërhyrë.

Ju mund të lexoni në lidhje me politikën e re të ICANN në: http://www.icann.org/en/resources/registrars/raa/approved-with-specs-27jun13-en.htm#whois-accuracy.

Hostinkos

Hostinkos

https://hostinkos.com/about

Hostinkos ndihmon bizneset dhe organizatat e të gjitha formave dhe madhësive të ndërtojnë, hostojnë dhe menaxhojnë faqet e tyre të internetit.



Back to Post List