Një shfaqje për fëmijë jepet nesër në Teatrin ‘Dodona’, në Prishtinë
Posted on
Shfaqja me kukulla “Dashuri në fund të detit” pritet të jepet nesër dhe pasnesër (20 dhe 21 mars 2021) në Teatrin e Qytetit të Prishtinës, “Dodona”.
Shfaqja për fëmijë me autor dhe regji të Valdet Ramës, shfaqet në ora 12:00.
Kjo shfaqje rrëfen historinë e një princeshe e cila arrin të shpëtohet nga princi i mbretërisë së detit, deri sa ishe në përpjekje për ta marrë medaljonin magjik në fund të tij.
Kukullat dhe skenografia e shfaqjes është bërë nga Valdet Rama, ndërsa luajnë Roza Berisha – Fejzullahu dhe Avni Hoti.