Një vit pa aktoren Leze Qena
Posted on
Një vit më parë, në mëngjesin e 25 marsit, aktorja e dashur Leze Qena dha frymën e saj të fundit.
Leze Qena ishte 85-vjeçe dhe prej kohësh ishte në mjekim intensiv në betejën që po e humbiste ngadalë përballë një sëmundjeje të rëndë.
Ndonëse rreth 50 vjet të karrierës së saj artistike lidhen me botën e teatrit, Teatri Kombëtar i Kosovës nuk ka paralajmëruar në agjendën e tij asnjë aktivitet përkujtimor.
Megjithëkëtë, portreti i aktores Qena do të jetë i stampuar në pullën më të re postale, derisa në “Cineplexx“, Posta e Kosovës do të bëjë promovimin e pullës postale “Nga arti skenik – Besim Sahatçiu dhe Leze Qena”.