A është aktiviteti juaj kritik apo shumë i varur nga shërbimet tuaja online? Shërbimi i përkrahjes së Hostinkos po zhvillohet për të ofruar një kohë të garantuar përgjigjeje, ndërsa përkrahja falas dhe me cilësi të lartë mbetet një pjesë integrale e të gjitha produkteve tona.
Me zhvillimin e zgjidhjeve tona të web hostimit, ndihma e personalizuar dhe reagimi i menjëhershëm janë ndër pritshmëritë kryesore të organizatave të ndryshme dhe partnerëve tanë teknikë.
Hostinkos dëshiron të dallohet nga të tjerët duke ofruar përkrahje mbreslënëse lokale.
Për kë synohet Përkrahja Premium?
Përkrahja Premium e Hostinkos ofron një garanci që ekipi i përkrahjes do të jetë tejet reagues në ofrimin e ndihmës kur keni më shumë nevojë për të.
Kjo ndihmë e zgjeruar ka për qëllim kryesisht:
- kompanitë dhe agjencitë qeveritare
- agjencitë e internetit dhe zhvilluesit që kanë nevojë për shoqërim teknik
- projektet komerciale, të bazuara në ngjarje, dhe projektet mediatike
- projekte kritike shumë të varura nga shërbimet e tyre online
Çfarë përfshin Përkrahja Premium
Me këtë nivel i përkrahjes, kërkesat tuaja për ndihmë kanë përparësi dhe zgjidhen brenda një afati kohor maksimal prej 1 ore gjatë orarit normal të punës. Partnerët dhe Resellerët e Hostinkos përfitojnë automatikisht nga kjo përkrahje.
Ky nivel gjithashtu përfshin një shërbim urgjence dhe asistencë teknike për zhvillimet tuaja:
- Koha e reagimit 10 minuta për emergjencat (24/7)
- 1 orë asistencë teknike / muaj, për çështje operacionale, teknike
Si funksionon?
Aktivizimi i Përkrahjes Premium kërkon një abonim paraprak në një nga planet tona të web hosting. Thjesht porosisni Përkrahjen Premium përmes llogarisë që përmban planet e hostimit që do të mbulohen.