Pezullohet greva, nga nesër kthehet qarkullimi i autobusëve në Kosovë!
Posted on
Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve kanë pezulluar përkohësisht grevën e nisur javën e kaluar duke bërë që nga nesër të fillon qarkullimi normal.
Kjo shoqatë ka parlajmëruar bisedime me Qeverinë e re, që pritet të udhëhqet nga Albin Kurti.
Ndryshe, transporti ndërurban dhe ai periferik urban janë futur në grevë nga të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë edhe Prishtinën, pas moszbatimit të marrëveshjes nga Qeveria për subvencionimin e këtij sektori.