Bandwidth mat kapacitetin (sa shumë), jo shpejtësinë (sa shpejt).
Nganjëherë, bandwidth ngatërrohet me shpejtësinë, por ky është vetëm një keqkuptim i përhapur. Sidoqoft, për qëllime të web hosting, termi bandwidth shpesh përdoret në mënyrë të ndërsjellë me transferimin e të dhënave, megjithatë, duhet bërë një dallim midis këtyre dy koncepteve.
Koncepti i parë: Bandwidth përkufizohet si sasia maksimale e të dhënave që mund të transferohen në një interval (p.sh. brenda një sekonde), domethënë shpejtësia me të cilën transferohen të dhënat (nga serveri deri te përdoruesi). Bandwidth zakonisht matet në kilobit, megabit ose në rastin e fibrave optike në gigabit për sekondë.
Kjo mund të kuptohet më mirë përmes analogjisë së tubit të ujit, ku diametri i tubit të ujit është bandwidth, dhe uji që rrjedh nëpër tub është transferimi i të dhënave. Sa më i madh të jetë diametri (bandwidth), aq më shpejt uji (të dhënat) mund të kalojë nëpër tub.
Koncepti i dytë: Bandwidth mund të përkufizohet edhe si transferim i të dhënave, që nënkupton vëllimin e të dhënave që mund të transferohen (sa herë që hapet uebfaqja juaj), dhe matet në megabajt, gigabajt ose terabajt.
Kjo mund të kuptohet më mirë përmes analogjisë së faturës së energjisë elektrike. Fatura do të jetë më e lartë nëse përdorni më shumë energji elektrike. Me rastin e uebfaqes, sa më shumë të përdoret ajo, do të shpenzon më shumë bandwidth. P.sh. në shtëpi furra përdor më shumë energji se sa alarmi, kurse në faqen e internetit imazhi përdor më shumë “bandwidth” sesa një tekst i thjeshtë. Kështu, bandwidth shpenzohet varësisht nga sasia e trafikut që merr uebfaqja juaj.
Një uebfaqe me një ngarkesë të lartë vizitorësh, ka nevojë për më shumë bandwidth për të qenë në gjendje të ofrojë të dhënat e nevojshme për përdoruesit e saj. Kur të arrihet kapaciteti maksimal i bandwidth, shfaqet një kod gabimi 509.
Për të kuptuar se sa bandwidth mund të nevojitet, së pari duhet ta kuptoni se sa herë që dikush shikon uebfaqen tuaj, kompjuteri i tyre duhet të shkarkojë nga serveri skedarët që përbëjnë uebfaqen, përpara se të jetë në gjendje ta shfaqë atë.
Vet shfaqja e skedarëve të shkarkuar (që mund të jetë çdo gjë nga imazhet, teksti dhe dokumentet), tregon se bandwidth është përdorur në atë moment të caktuar. Si shembull, nëse keni vendosur vetëm një fotografi tuajën në uebfaqe me kapacitet 1MB, dhe në dispozicion keni 10 MB bandwidth, kjo do të thotë se njerëzit mund të shikojnë fotografinë tuaj 10 herë.