Në këtë artikull do të tregojmë shkurtimisht tre hapat kryesorë që duhet të ndërmerrni për të transferuar domenin tuaj në Hostinkos.
Transferimi i domenit tuaj në Hostinkos është shumë i lehtë!
Hapi 1 | Përgatituni për transferimin
Ju do të duhet të merrni AuthCode nga ofruesi juaj aktual.
Hapi 2 | Zhbllokoni mbrojtjen
Gjithashtu do t’ju duhet të zhbllokoni domenin (ang. unlock domain) dhe të çaktivizoni Mbrojtjen WHOIS në panelin aktual të kontrollit të menaxhimit të domenit.
Hapi 3 | Shtoni emrin e domenit që dëshironi të transferoni dhe kodin Auth/EPP
Procedoni me transferimin e domenit nga ndërfaqja jonë për transferim të domenit duke klikuar këtu. Thjesht shkruani emrin e domenit tuaj dhe kodin tuaj Auth/EPP nga ofruesi juaj aktual, konfirmoni transferimin dhe përfundoni porosinë.
Lista kontrolluese për transferimin e domenit në Hostinkos.com
Ju lutemi, kontrolloni sa vijon për të siguruar një tranzicion të qetë për domenin(et) tuaj.
- Sigurohuni që kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga regjistrimi i domenit ose transferimi i fundit
- Kontrolloni statusin e domenit tuaj, ai duhet të jetë valid për të paktën 15 ditë nga skadimi i tij
- Detajet e administratorit të domenit tuaj duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara (Shënim: Duhet të jenë të njëjta me të dhënat e regjistruara me WHOIS)
- Sigurohuni që të keni akses në kodin Auth/EPP të domenit ose merrni atë nga regjistruesi juaj aktual
- Emri juaj i domenit duhet të jetë i zhbllokuar (ang. unlocked) në regjistruesin aktual