Web hosting është pjesë përbërëse e suksesit të webfaqes suaj dhe diçka për të cilën nuk duhet të jeni kurrë të vetëkënaqur. Një ofrues i dobët i web hosting ose një plan i hosting i zgjedhur gabimisht mund të ndikojë në performancën e webfaqes tuaj dhe përvojën e klientit të vizitorëve tuaj. Për më tepër, ato mund të rezultojnë në renditje më të ulët të motorëve të kërkimit dhe e bëjnë më të vështirë menaxhimin e webfaqes tuaj.
Në këtë postim, ne do të shohim gjashtë shenja që tregojnë se është koha për të azhurnuar në një plan më të fuqishëm ose për të kaluar në një web host më të mirë.
1. Uebfaqja juaj del offline vazhdimisht
Në një treg 24/7, ju duhet që webfaqja juaj të jetë vazhdimisht online dhe e disponueshme për vizitorët tuaj. Nëse nuk është dhe webfaqja juaj bie, edhe për periudha të shkurtra, vizitorët do të zhgënjehen, duke dëmtuar reputacionin tuaj. Për më tepër, kur motorët e kërkimit shohin rënien e disponueshmërisë së webfaqes tuaj, ata do ta ulin atë në rezultatet e kërkimit. Nëse kjo po ndodh në webfaqen tuaj, është një sinjal i qartë që nuk mund të mbështeteni më në zgjidhjen tuaj aktuale të web hosting për ta mbajtur faqen tuaj online.
2. Uebfaqja juaj është e ngadaltë
Vizitorët dhe motorët e kërkimit presin që faqet e internetit të ngarkohen shpejt dhe t’i përgjigjen shpejt ndërveprimeve, si klikimet dhe inputet e të dhënave. Kur nuk e bëjnë këtë, klientët braktisin webfaqen dhe motorët e kërkimit ‘e dëmtojnë’ atë. Sigurimi i webfaqes që performon mirë, është thelbësore për suksesin e saj.
WordPress ka disa lëshime të shpejtësisë, shpesh të shkaktuara nga numri i shtojcave që punojnë në sfond dhe madhësia e imazheve të përdorura në përmbajtjen e një faqe interneti. Ndërsa ka veprime të njohura që mund të ndërmerrni për të shpejtuar një webfaqe, të tilla si caching, compression, optimization image dhe content delivery networks.
Deri më tani faktori më i rëndësishëm në përmirësimin e shpejtësisë së një faqe interneti është performanca e serverit në të cilin ajo është e hostuar. Nëse e shihni webfaqen tuaj të ngadaltë, edhe kur keni optimizuar performancën e saj, është një shenjë tjetër që duhet të azhurnoni në një zgjidhje më të fuqishme të web hosting.
Web hosting në Hostinkos është ndërtuar për të siguruar një performancë të përmirësuar të WordPress. Ne përdorim procesorët më të fundit Xeon dhe disqe të shpejta SSD në serverat tanë dhe më pas i konfigurojmë për të siguruar performancë optimale për WordPress duke përdorur Apache + NGINX, PHP7.x + OPcache dhe HTTP / 2. Ne madje sigurojmë një in-built caching engine, kështu që nuk keni nevojë të instaloni një shtojcë të veçantë të caching.
3. Host-i juaj pezullon webfaqen tuaj
Ka vetëm disa arsye të mirëfillta pse një web host do të kalonte një webfaqe offline ose pezullonte një llogari përdoruesi, për shembull, nëse webfaqja është infektuar me malware, nëse po përdorej për të kryer aktivitete të paligjshme ose nëse fatura e web hosting nuk është është paguar.
Sidoqoftë, disa hostë do të kalojnë një webfaqe dhe madje pezullojnë një llogari nëse është tejkaluar kufiri i përdorimit të hostit, siç është arritja e trafikut maksimal të alokuar (ang. bandwidth).
Nëse web hosting juaj ka kufizime të trafikut, është koha të kaloni në një zgjidhje ku kjo nuk është problem. Në Hostinkos, planet tona të web hosting kanë një trafik të pa matur me fjalë të tjera, nuk ka asnjë kufizim të transferimit të të dhënave, vetëm një politikë të thjeshtë për përdorim të drejtë (jo abuzive).
4. Ju keni tejkaluar planin tuaj të web hosting
Me kalimin e kohës, do të dëshironit që sipërmarrja juaj online të rritet. Kjo mund të nënkuptojë të paturit e një webfaqe më të madhe, webfaqeve të shumta, që kanë të bëjnë me shumë më shumë vizitorë apo edhe ekzekutimin e aplikacioneve të tjera në serverin tuaj përveç faqeve të internetit. Kur kjo të ndodhë, mund të vijë një kohë kur planit të hosting që keni aktualisht i mungojnë resurset (hapësira ruajtëse, CPU, RAM dhe gjerësia e brezit – tarfiku) ose tiparet (numri i faqeve të internetit, adresat e postës elektronike, bazat e të dhënave, etj.) që ju nevojiten.
Kjo është një nga shenjat më të dukshme që ju duhet të azhurnoni planin e web hosting. Dhe ndërsa ka plane më të mëdha hosting, në të cilat mund të azhurnoheni; në një moment do të duhet të kaloni nga një host i përbashkët (ang. shared hosting) në një zgjidhje më të madhe, si VPS.
5. Mbështetja e dobët teknike
Kujt i drejtoheni kur diçka nuk shkon mirë me webfaqen tuaj ose me web hosting tuaj? Ndërsa ka një sasi monumentale të ndihmës WordPress e disponueshme online, kur nevoja është urgjente, ju dëshironi një ekspert që mund t’ju ndihmojë të zgjidhni çështjet shpejt në mënyrë që webfaqja juaj të mbetet online dhe të funksionojë siç duhet.
Një kërkesë kryesore e një web hosti të mirë është ofrimi i mbështetjes teknike për klientët e saj. Në Hostinkos, ne shkojmë përtej. Mbështetja jonë teknike është falas me të gjitha llogaritë dhe janë dispozicion 24/7, 365 ditë në vit. Për më tepër, ju mund të na kontaktoni përmes live chat, telefonit, postës elektronike ose tiketës dhe për çdo problem që keni me webfaqen tuaj ose web hosting.