user

Back to Post List

Çfarë është një Addon Domain?



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


Ka shumë terma të ndryshëm brenda botës së web hosting, disa prej të cilave kanë kuptime lehtësisht të identifikueshme, ndërsa të tjerët mund të mos duken aq të qartë në atë që nënkuptojnë ose referohen.

Një addon domain është një emër domain plotësisht funksional që mund të bashkangjitet në një llogari të web hosting përmes një paneli kontrolli siç është cPanel.

Funksionaliteti i një addon domain ju lejon të krijoni në thelb shërbime shtesë të hosting, uebfaqe, brenda të njëjtit panel kontrolli si domeni juaj kryesor.

Kjo do të thotë që ju mund të krijoni shumë uebfaqe, adresa emaili dhe forwarders të postës elektronike nën një panel të vetëm kontrolli, por në emra të veçantë domaini pa pasur nevojë të paguani tarifa shtesë mujore për shumë llogari të web hosting.

Si funksionojnë addon domain?

Addon domain-ët janë të lehtë për tu vendosur dhe për të punuar duke krijuar një nën-direktori [ang. subdirectory] brenda direktorisë [ang. directory] tuaj ekzistuese e cila i dedikohet domenit të ri addon.

Kur krijohet domeni addon, ai do të vendosë 3 rrugë URL që mund të përdoren për të hyrë në direktorinë e re:

addondomain.primarydomain.com
primarydomain.com/addondomain
addondomain.com

Drejtoria e re mund të përdoret më pas për të vendosur një grup krejtësisht të ri skedarësh dhe aplikacionesh për një uebfaqe unike për domainin addon dhe nuk ka asnjë ndikim në emrin kryesor të domain-it.

Kur dikush viziton domainin addon nuk ka asnjë referencë ose provë që të tregojë se është një domen addon dhe vepron sikur të jetë një emër domain dhe një uebfaqe e pavarur.

Një shënim me rëndësi është që të gjithë domenët addon-it ndajnë resurset e zbatueshme për emrin kryesor të domain-it.

Kjo do të thotë që nëse llogaria juaj në web hosting përfshin një kufi hapësire ruajtje prej 10 GB dhe gjerësi të brezit 100 GB, këto resurse do të ndahen mes tyre, sepse ajo është akoma vetëm një llogari e vetme.

Pse të përdorësh një domen Addon?

Shumë pronarë të faqeve të internetit përdorin domen shtesë për arsye të ndryshme, megjithatë përdorimi më i zakonshëm është thjesht lejimi i krijimit të uebfaqeve të shumta, nën emra të shumtë domain, pa pasur nevojë të regjistroheni për më shumë se një llogari të vetme të web hosting.

Kjo është e dobishme nëse veproni ose planifikoni të krijoni, më shumë se 1 faqe interneti që ka vetëm trafik minimal dhe mund të mos kërkojë në vetvete një shërbim të tërë të web hositng.

Hostinkos ofron një sërë shërbimesh të web hosting biznesi që përfshijnë aftësinë për të hostuar emra të domain-eve addon.

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!



Back to Post List