user

Back to Post List

Çfarë është një server gjysëm i dedikuar?



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


Në këtë artikull do të gjeni dallimet midis një serveri gjysmë të dedikuar [ang. semi dedicated server], serverit të dedikuar virtual (VDS) [ang. virtual dedicated server] dhe serverit të plotë të dedikuar [ang. full dedicated server], me shpjegime të qarta nga ekipi i Hostinkos.

Çfarë është një server i dedikuar?

Një server i dedikuar, i njohur gjithashtu si një server plotësisht i dedikuar, do të thotë që një njësi e tërë hardueri e serverit ka për qëllim të përdoret nga një klient i vetëm.

Me fjalë të tjera, një vend në raftin e serverit ka një server, i kompletuar me kartë rrjeti, memorie, hard disk (ose SSD), pllakë amë, etj, etj., Të gjitha janë vendosur vetëm për përdorimin të hostimit të dedikuar të një klienti. Në këtë skenar, asnjë nga pajisjet nuk ndahet [ang. shared] nga klientët e tjerë.

Çfarë është një server gjysëm i dedikuar?

Një server gjysëm i dedikuar, i njohur gjithashtu si një server i dedikuar virtual (VDS), është një pjesë e përbashkët e një serveri të dedikuar.

Emri më i zakonshëm për një server gjysmë të dedikuar është virtual privat server (VPS). Serveri gjysëm i dedikuar është vendi ku një server i dedikuar ndahet midis përdoruesve të shumtë. Mënyra më e zakonshme që të arrihet kjo është përmes softuerit të virtualizimit, si një hypervisor.

Çfarë është një server gjysëm i dedikuar i menaxhuar plotësisht?

Një server gjysëm i dedikuar mund të jetë i pamenaxhuar ose i menaxhuar. Një server i menaxhuar zakonisht është opsion vetëshërbyes, DIY ose shërbim më i ulët, me kosto më të ulët. Shtimi i menaxhimit të plotë në një server do të thotë që ju të merrni një nivel më të lartë shërbimi, zakonisht me një kosto më të lartë (megjithëse kjo mund të ndryshojë nga pak në shumë, varësisht nga kompania).

Pse më duhet një server gjysëm i dedikuar?

Shumë kompani fillojnë me një shared hosting, qoftë tradicional apo cloud. Sido që të jetë, një uebfaqe e vogël me volum të ulët të trafikut të vizitorëve nuk do të ketë nevojë për shumë burime serveri.

Derisa një faqe bëhet më e madhe, ose më e popullarizuar, kërkesat në server rriten. Kjo do të thotë më shumë cikle CPU, më shumë trafik [ang. bandwidth, më shumë memorje dhe / ose më shumë hapësirë ruajtëse.

Rritja e kërkesave mund të lindin gjithashtu nga instalimi i një sistemi të tregtisë ecommerce ose të menaxhimit të përmbajtjes, secila prej të cilave mund të kërkojë shumë më shumë kapacitete për t’u ekzekutuar sesa një uebfaqe.

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!



Back to Post List