Nëse keni një uebfaqe ekzistuese, mund ta dini tashmë përgjigjen e pyetjes “çfarë është web hosting?”. Por për ata që nuk kanë (ose që kanë nënkontraktuar të gjithë punën e IT/webfaqes), ky artikull shpjegon bazat e web hosting.
Nëse dëshironi të keni një faqe interneti, atëherë do t’ju duhet gjithashtu web hosting. Hostimi i një faqe interneti është në thelb ajo që ju mundëson të publikoni webfaqen tuaj/web aplikacionin online.
Skedarët dhe të dhënat që kërkohen që një faqe interneti të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive duhet të ruhen diku – dhe një web server është ky vend. Serveri është një pjesë fizike e harduerit e përbërë nga CPU, disqe dhe programe të veçanta softuerike që mundësojnë që resurset, të dhënat dhe shërbimet të transferohen në kompjuterë të tjerë (të njohur si klientë), përmes një rrjeti.
Shared hosting (hostimi i përbashkët) është forma më e zakonshme e hosting. Është “i përbashkët” sepse faqja juaj e internetit nuk është e vetmja që përdor serverin dhe serveri nuk ju përket juve. Përparësitë e këtij opsioni janë se kostot ndahen (kështu që është shumë më pak e shtrenjtë se një server i dedikuar apo virtual server – VPS), mirëmbajtja kryhet nga ofruesi dhe do të ketë mbështetje teknologjike në dispozicion kur kërkohet.
Si përmbledhje, shared hosting është një zgjidhje e mirë për organizatat më të vogla, bloget, e kështu me radhë, por jo aq i përshtatshëm për organizatat më të mëdha me shumë trafik.
VPS hosting (server virtual) është një zgjedhje e shkëlqyeshme për organizatat e mesme dhe të mëdha, përfshirë dyqanet online. Ekzistojnë zgjidhje VPS të shkallëzueshme (ang. scalable) që do të jenë në gjendje të trajtojnë rritje të mprehta të trafikut dhe vëllime të konsiderueshme të trafikut të webfaqes në përgjithësi.
Dedicated server (server i dedikuar) siguron kontroll total, por është i shtrenjtë dhe kërkon njohuri të hollësishme.