Diaspora ia mësyn Kosovës për festën e Fitër Bajramit
Posted on
Menjëherë pasi Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër kanë ndryshuar.
Ardhja masive ka nisur nga vikendi që lamë pas, e deri në mesin e kësaj jave, kur pritet të ketë fluks edhe më të madh të ardhjes së diasporës shqiptare nga Zvicra, por edhe më gjerë.
Qindra-mijëra rezervime thuhet se janë bërë nga agjencitë e fluturimeve për të festuar Fiter Bajramin me familjet e tyre në Kosovë.
Fluksi i diasporës pritet që sadopak të ndikojë në ekonominë kosovare.