Bashkimi Evropian ndan 50 milion euro për Kosovën


Hostinkos
Hostinkos
Bashkimi Evropian ndan 50 milion euro për Kosovën

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro për Republikën e Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se përmes kësaj ndihme tregohet mbështetja e BE-së për adresimin e sfidave të shkaktuara nga pandemia.

“Komisioni Evropian ka ndarë sot 50 milionë euro për Kosovën si asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh janë ndarë tashmë për Kosovën, duke çuar totalin në 100 milionë euro. Kjo tregon mbështetjen e Bashkimi Evropian për të adresuar sfidat socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, ka shkruar Szunyog.

Në kuadër të kësaj ndihme Komisioni Evropian ka ndarë 300 milionë euro për Tunesinë, 50 milionë për Kosovën, 30 milionë për Malin e Zi dhe 80 milionë për Maqedoninë e Veriut, nga fondi prej 3 miliardë euro për ndihmën e vendeve të rajonit të cilat kanë pësuar nga pandemia. 

Related Articles

Local News

Subvencionimi i pagës: Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim Vlen të theksohet se të […]

Posted by Hostinkos
Local News

Qeveria e Kosovës: Rriten shtesat për fëmijë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se skema e shtesës për fëmijë është ridizajnuar. Për ata që kanë një ose dy fëmijë, Qeveria e Kosovës do të paguajë nga 20 euro shtesa për secilin, nga 10 euro sa ishte në të kaluarën. Për ata që kanë mbi tre fëmijë, shtesat do të jenë 30 […]

Posted by Hostinkos