Bashkimi Evropian ndan 50 milion euro për Kosovën


Hostinkos
Hostinkos
Bashkimi Evropian ndan 50 milion euro për Kosovën

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro për Republikën e Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se përmes kësaj ndihme tregohet mbështetja e BE-së për adresimin e sfidave të shkaktuara nga pandemia.

“Komisioni Evropian ka ndarë sot 50 milionë euro për Kosovën si asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh janë ndarë tashmë për Kosovën, duke çuar totalin në 100 milionë euro. Kjo tregon mbështetjen e Bashkimi Evropian për të adresuar sfidat socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, ka shkruar Szunyog.

Në kuadër të kësaj ndihme Komisioni Evropian ka ndarë 300 milionë euro për Tunesinë, 50 milionë për Kosovën, 30 milionë për Malin e Zi dhe 80 milionë për Maqedoninë e Veriut, nga fondi prej 3 miliardë euro për ndihmën e vendeve të rajonit të cilat kanë pësuar nga pandemia. 

Related Articles

Local News

Domeni .EU – Pasaporta evropiane online e biznesit tuaj

Nëse dëshironi të krijoni uebsajtin tuaj të biznesit, një portofol personal, një dyqan online ose blogun tuaj personal dhe audienca të cilës dëshironi t’i drejtoheni nuk janë domosdoshmërisht banorët e vendit tuaj, atëherë ndoshta .EU është TLD i perfekt për domenin tuaj. Le t’i sqarojmë gjërat që në fillim… Çfarë është një emër domeni .EU? […]

Posted by Hostinkos
Local News

Paralajmërim për sulme kibernetike ndaj mediave në Kosovë

Një fushatë e organizuar dhe teknologjikisht e avancuar e sulmeve kibernetike është zbuluar sot, me target kryesor mediat në Kosovë. Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, përmes një njoftimi publik, ka bërë të ditur se sulmet po shpërndahen përmes një emaili të dyshimtë që përmban një virus të rrezikshëm. Emaili dërgohet nga adresa mccarthypaula916@gmail.com dhe […]

Posted by Hostinkos