Në këtë artikull do të gjeni saktësisht cilat janë kërkesat e web hosting për Magento si dhe rekomandimet për hosting të Magento nga ekspertët në Hostinkos.
Magento është një platformë fleksibile eCommerce me burim të hapur që ju ofron bizneseve të të gjitha madhësive një dyqan në internet dhe një shportë [ang. shopping cart].
Ai përfshin mjete për personalizimin e dyqanit online:
- Pamja e jashtme [ang. appearance]
- Përmbajtja
- Katalogu
- Funksionaliteti
Magneto gjithashtu përfshin mjete për marketing, analitikë dhe optimizim të motorëve të kërkimit.
Magento fuqizon mbi 360,000 dyqane online, sipas BuiltWith, duke përfshirë mbi 140 nga dhjetë mijë faqet më të mira në internet.
Dyqanet online janë të ndërtuara me një sistem të menaxhimit të përmbajtjes (CMS) që lejon bizneset të krijojnë dhe personalizojnë faqet. Shumë dyqane Magento janë bërë me themes, të cilat janë koleksione të skedarëve të layout dhe template. Modulet të cilat shpesh janë të paketuara si “shtesa”, integrojnë funksionalitete shtesë të dyqaneve, siç janë rrëshqitësit e çmimeve ose rishikimet e produkteve.
Kërkesat për hostimin e Magento janë të rëndësishme për tu mbajtur në mend kur zgjedhni një plan të web hosting.
Kërkesat e web hosting
Kërkesa e parë për mjediset Magento është një LAMP ose LNMP. Këto shkurtesa qëndrojnë për sistemin operativ Linux, Apache HTTP Server ose Nginx Server, sistemin e menaxhimit të bazës së të dhënave relacionale MySQL dhe gjuhën e programimit PHP. Serverat Magento duhet të ekzekutojnë një bërthamë [ang. kernel] modern të linux-it, Apache ose Nginx web daemon, bazën moderne të të dhënave dhe versionet PHP gjithashtu (plus ekstensione të caktuara PHP). Ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje të ekzekutojnë punë të planifikuara cron me PHP, dhe të mbishkruajnë opsionet në skedarët .htaccess.
Me ecommerce hosting, disa dyqane janë “më të rënda” se të tjerat, që do të thotë se ata kërkojnë më shumë CPU, por zakonisht kërkesat e CPU dhe RAM përcaktohen kryesisht nga sa i zënë është dyqani. Për disa fillestarë ose biznese të vogla lokale 1 GB RAM është një bazë e arsyeshme – gjithçka varet nga sa produkte dhe sa vizitorë keni për të blerë në të njëjtën kohë.
Bizneset kanë disa mundësi zgjedhje në llojin e mjedisit të serverit për Magento midis VPS dhe serverave të dedikuar. Shared Hositng nuk rekomandohet për shkak të mundësisë që burimet të jenë të padisponueshme kur është e nevojshme gjatë një periudhe të ngarkuar. Një server VPS Magento siguron burime të mjaftueshme për shumicën e dyqaneve të reja ose të vogla, për sa kohë që ka RAM të mjaftueshëm; një server i dedikuar është një investim i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin e dyqaneve më të mëdha ose më të ngarkuara.
Rekomandimet
Një host me përvojë, me cilësi të lartë Magento mund të ndihmojë klientët e rinj të përcaktojnë planin e web hosting që përshtatet më mirë me biznesin e tyre. Hostët e njohur të Magento gjithashtu ndihmojnë bizneset duke konfiguruar shpejt dhe saktë serverat dhe duke siguruar një zgjidhje instalimi me 1 klikim si Softaculous për ta bërë më të lehtë procesin e konfigurimit.
Bizneset gjithashtu duhet të kërkojnë një host që ofron mjetet që ata dëshirojnë të përdorin me Magento, të tilla si LiteMage, një teknologji specifike e Magento-caching server që përmirëson shumë shpejtësinë dhe performancën e dyqanit.
Specifikimet e rekomanduara të harduerit për dyqanet Magento varen nga disa faktorë, gjë që e bën edhe më të rëndësishme zgjedhjen e hostit të duhur. Një vlerësim i arsyeshëm për shumicën e dyqaneve Magento është 50 deri në 100 vizitorë për GHz në orë, dhe siç u përmend më lart, 1 GB RAM është një minimum funksional për shumicën e dyqaneve. Dyqanet e mëdha gjithashtu do të duhet të sigurojnë më shumë hapësira ruajtëse MySQL. Dyqanet e vendosura në servera me SSD do të gëzojnë një avantazh të performancës krahasuar me ato që përdorin HDD.
Siguria është kritike për të gjitha faqet ecommerce dhe rregulloret e pagesave imponojnë kërkesa të rrepta për mbrojtjen e të dhënave. Të domosdoshme për sigurinë përfshijnë:
- Forcim i serverit
- Një firewall i përparuar
- Mbrojtja DDoS
- SSL i integruar
- Backup automatik