Shared Hosting mund të jetë një zgjidhje e përsosur për disa faqe interneti, por jo aq i përshtatshëm për disa të tjera. Gjithçka varet nga kërkesat e juve dhe uebfaqes suaj, prandaj merrni parasysh se si do të ndikojnë të mirat dhe të këqijat që do të shohim në vazhdim, krahasuar me opsionet e tjera të hostimit – të tilla si VPS dhe të server të dedikuar.
- Pro: Është i përballueshëm për nga çmimi
- Pro: Konfigurimi është tejet i përshtatshëm
- Kundër: Ju do të duhet të ndani resurset me uebfaqet tjera
- Kundër: Ekziston një rrezik paksa i rritur i cenueshmërisë së sigurisë
Ne ju rekomandojmë që të merrni parasysh hostimin e përbashkët (ang. shared hosting) nëse dëshironi të krijoni një blog ose sajt personal. Mund të jetë gjithashtu një zgjedhje e mirë për uebfaqet e biznesit me trafik të ulët.
Ka shumë kompani hostimi për t’u marrë parasysh, por Hostinkos ofron në thelb gjithçka që do t’ju nevojitet ndonjëherë në një zgjidhje të hostimit të përbashkët. Me përkrahje të plotë nga një ekip i përkushtuar, një performancë me shpejtësi të lartë dhe madje edhe një certifikatë SSL falas, opsioni i hostimit të përbashkët të Hostinkos mund me siguri të përmbushë nevojat tuaja.