user

Back to Post List

Një udhëzues për të gjitha gjërat cPanel – Përgjigjja në pyetjet e zakonshme



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


“cPanel” është një fjalë që përmendet shpesh në industrinë e web hosting, por çfarë është ai? Nëse jeni i ri në botën online, mund të mos jeni njohur akoma me këtë term!

cPanel është një ndërfaqe grafike online bazuar në Linux. Përdoret si një panel kontrolli për të ngarkuar përmbajtje, për të menaxhuar domenet tuaj, për të krijuar llogari emaili, etj. I krijuar në fund të viteve 90, cPanel ka qenë programi kryesor panel në Shtetet e Bashkuara për më shumë se 2 dekada.

Derisa nuk mund ta merrni falas cPanel, ai zakonisht përfshihet në planin tuaj të web hosting. Keni kujdes megjithatë, disa ofrues të web hosting e tarifojnë këtë shërbim ose ju bëjnë të paguani më shumë kur kontrata të mbarojë.

Në 2019, cPanel ngriti çmimin e licencës duke bërë që shumica e kompanive hosting të rrisin çmimet dhe të konsiderojnë kalimin në panele alternative përfshirë DirectAdmin.

Çfarë premisa (permissions) kam?

cPanel & WHM mbështet disa lloje përdoruesish me nivele të shumta të premisave:

  • Përdoruesi root mund të krijojë ose modifikojë çdo llogari dhe ka qasje në të gjitha tiparet e cPanel WHM
  • Resellerët mund të krijojnë dhe menaxhojnë llogaritë e cPanel që ata zotërojnë dhe mund të hyjnë në të dy ndërfaqet cPanel dhe WHM. Përdoruesi kryesor specifikon privilegjet për këto llogari. Për shembull, mund të modifikoni aksesin për të lejuar që reseller-i të pezullojnë ose të largojnë llogaritë e perzulluara që ata menaxhojnë
  • Përdoruesit e cPanel mund të hyjnë në ndërfaqen e cPanel dhe të kenë akses për të menaxhuar shumicën e aspekteve të një faqe interneti. Përdoruesi root dhe reseller-i që zotëron llogarinë cPanel mund të specifikojnë privilegjet e llogarisë

Si mund të kyçem në llogarinë time të cPanel?

Ju mund të identifikoheni në cPanel tuaj duke përdorur shiritin e adresave të shfletuesit tuaj. Shkruani adresën e uebfaqes tuaj të ndjekur nga një dy pika ‘:’ dhe më pas 2083. Hyrja në cPanel tuaj do të dukej kështu

https://yoursite.com:2083

Ju gjithashtu mund të hyni në cPanel tuaj duke shtypur / cpanel pas adresës tuaj të uebfaqes. Kur përdorni këtë metodë për t’u identifikuar në cPanel tuaj, hyrja do të dukej kështu:

https://yoursite.com/cpanel

Nëse keni një uebfaqe të re dhe të dhënat DNS nuk janë shtuar ende në server, atëherë mund të përdorni IP adresën në vend të kësaj. Hyrja në cPanel tuaj përmes IP do të dukej diçka e tillë:

https: //10.10.10: 2083

Modulet cPanel të veçuara

Files (skedarët)

Në modulin Files, ju do të gjeni të gjithë përmbajtjen e uebfaqes tuaj. Kjo përfshin (por nuk kufizohet në) Imazhe, Përdorimi i Diskut, Rivendosja e Skedarëve, etj.

Ky është pak a shumë informacioni juaj më i madh, dhe ku do të shkoni për të parë përmbajtje, për të krijuar kopje rezervë, për të specifikuar nivelet e privatësisë etj.

Databases (Bazat e të dhënave)

Nëse faqja juaj e internetit përdor një sistem të menaxhimit të përmbajtjes, moduli i bazës së të dhënave është vendi ku do të jeni në gjendje të menaxhoni bazat tuaja të të dhënave. Në këtë modul, ju do të gjeni burimet e bazës së të dhënave që përfshijnë phpMyAdmin, MySQL, Remote MySQL, etj.

Domains (Domenët)

Me cPanel, ju mund të përdorni lehtësisht cilindo nga domenet tuaj të shumëfisht – ose nën-domenet në modulin e domenit. Në këtë seksion, ju do të gjeni njësitë si Publisher, Domains, Subdomains, Add-on Domains, Redirects, etj.

Security (Siguria)

Në botën online, siguria duhet të jetë një përparësi kryesore. Kjo është arsyeja pse ekziston një modul sigurie i arritshëm brenda llogarisë tuaj cPanel. Në këtë modul, ju do të gjeni informacione thelbësore për faqen tuaj duke përfshirë SSH Access, Leech Protection, Two-Factor Authentication, Imunify360, IP Blocker, etj.

Softuare (Program kompjuterik)

Nëse e konsideroni veten të avancuar në ndërtimin e uebfaqes, ka shumë të ngjarë të gjeni një modul softuer brenda llogarisë tuaj. Ky modul përfshin Cloudflare, WordPress Themes, Site Builder, Select PHP Version, etj.

Metrics (Metrikat)

Performanca është thelbësore në ndërtimin e uebfaqes tuaj, prandaj moduli i matjeve [ang. metrics] është i domosdoshëm për të ndihmuar në rritjen e markës suaj. Këtu, ju do të gjeni njohuri për faqen tuaj dhe si mund ta përmirësoni atë. Në modulin e matjeve, kërkoni artikuj të rëndësishëm si Errors, Google Rankings, Visitors, etj.

Mbani në mend, llogaria e jo të gjithëve është e njëjtë. Ju mund të keni më shumë karakteristika të personalizimit dhe më shumë ose më pak module sesa një pronar tjetër i uebfaqes. E gjitha varet nga shtojcat tuaja, dhe shtojcat që ofron ofruesi juaj i web hosting.

Sigurimi i cPanelit cilësor

Po kërkoni hostim superior cPanel? Mos kërkoni më tej, ju jeni tashmë në vendin e duhur! Në Hostinkos, planet tona të web hosting janë ndërtuar për të ofruar disponueshmëri të lartë dhe hosting me performancë ultra të lartë për faqet tuaja të internetit.

Planet tona të web hosting mbështeten nga cPanel (pa ndonjë kosto shtesë) – shihni planet tona këtu!

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!



Back to Post List