Vizitorët e webfaqes suaj kanë një hapësirë vëmendjeje më pak se ajo e një peshku të artë. Kështu që ata do të dalin nga webfaqja juaj dhe do të gjejnë një mundësi tjetër pothuajse menjëherë nëse webfaqja juaj ngarkohet ngadal.
Gjëra të ndryshme shkaktojnë shpejtësi të ngadaltë të ngarkimit në faqet e internetit, duke përfshirë:
- Web Hosting i dobët. Serveri juaj i web hosting duhet të ketë konfigurimin e duhur, përndryshe webfaqja juaj do të ngarkohet më ngadalë.
- Madhësia e faqes. Skedarët e faqeve të mëdha bëjnë që webfaqja juaj të ngarkohet ngadalë. Faqet e mëdha zakonisht shkaktohen nga imazhe që nuk janë optimizuar ose kompresuar për përdorim online.
- Shtojca. Shtojcat e koduara dobët ose të përditësuara rrallë mund të ngadalësojnë ndjeshëm faqen tuaj. Gjithashtu, thjesht të kesh shumë shtojca të ngarkuara me veçori që nuk i përdor ngadalëson webfaqen tënde.
- Cache i shfletuesit. Nëse webfaqja juaj nuk po siguron faqe të ‘cache-ura’, koha e ngarkimit do të jetë shumë më e gjatë.
- Skriptet e jashtme. Skriptet e jashtme të tilla si reklamat mund të ndikojnë negativisht në performancën e webfaqes tuaj.
- Temat e rënda (bulky themes). Disa tema janë vetëm të fryra me karakteristika të panevojshme që ngadalësojnë wenbfaqen tuaj.
- Imazhe. Imazhet ka të ngjarë të ndikojnë në kohën e ngarkimit nëse nuk i bëni ato sa më të vogla të jetë e mundur.
- Video. Transmetimi i videove në webfaqen tuaj nga burime të tjera si YouTube do të ulë shpejtësinë e faqes tuaj.
Provoni web hosting me Hostinkos
Ka shumë faktorë që ngadalësojnë webfaqen tuaj. Ekzistojnë gjithashtu shumë mënyra për ta rregulluar atë. Por faktori më kritik për shpejtësinë e faqes në internet është kompania hosting që zgjedhni.
Një kompani Hosting e mirë, si Hostinkos, menaxhon webfaqen tuaj, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni për kohën e ngadaltë të ngarkimit ose çështje të tjera të performancës. Na kontaktoni sot për të mësuar më shumë rreth hostimit nga Hostinkos.