Nënshkrimi i një kontrate afatgjatë hosting me një web host për herën e parë mbart rrezik të konsiderueshëm, si financiar, ashtu edhe në lidhje me performancën e uebfaqes tuaj për një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme.
Një kontratë për hostimin e uebfaqes tuaj dikton gjithçka që do të merrni në këmbim kur zgjedhni një web host specifik. Në këtë artikull gjeni se çfarë pyetjesh duhet të bëni përpara se të nënshkruani në vijën me pika.
Pyetja #1 – A është kompania me të ardhme të dëshmuar?
Fleksibiliteti është thelbësor, dhe një marrëdhënie fitim-fituese është ajo që ndan kompanitë mediokre nga ato të mëdha. Andaj, sigurohuni që të mos jeni të kufizuar në një plan të caktuar, pa mundësi për tu azhurnuar ose transferuar në diçka më të përshtatshme, nëse rrethanat ndryshojnë në të ardhmen e afërt.
Është e pabesueshme se sa njerëz nënshkruajnë një kontratë për web hosting sepse dikush ju rekomandoi një web host të caktuar. Ata nuk kontrollojnë asgjë në lidhje me atë se a i plotëson madje edhe nevojat e tyre. Nëse një plan web hosting nuk i plotëson nevojat tuaja, është një blerje e pakuptimtë.
Pyetja #2 – Sa e besueshme është kompania?
Nëse faqja juaj e internet bjen, kjo mund të largojë shumë klientë dhe Google do të shkatërrojë renditjen tuaj. Uptime në mënyrë të vazhdueshme është më e rëndësishme se kurrë më parë. Google dhe publiku i gjerë po mbajnë faqet e internetit me një standard më të lartë.
Pyetja #3 – Cfarë shërbimi të monitorimit dhe migrimit (transferimit ë uebfaqes) ka?
Monitorimi proaktiv është ajo që bëjnë kompanitë e cilësore të web hosting, në mënyrë që ata të dinë se një problem po shfaqet para jush – në mënyrë që ata ta zgjidhin atë, pa pasur humbje të shërbimeve.
Shërbimi i migrimit (transferimit të uebfaqes) është ekipi që ndihmon në bartjen e skedarëve tuaj, bazave të të dhënave nga hosti juaj i vjetër në atë të ri.
Është një normë industrie që kostot e rinovimit gjithmonë të kushtojnë shumë më tepër sesa kostot e regjistrimit. Nëse nuk jeni të gatshëm të ndërroni ofruesit e web hosting sa herë që përfundon kontrata juaj, gjë që nuk rekomandohet, do të duhet të merreni me këto kosto të ngritura.
Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të pranoni një çmim të lartë për rinovim. Shumë pronar të uebfaqeve nuk arrijnë të shikojnë se sa është kostoja e rinovimit. Zakonisht, kjo tarifë është rreth 10 dollarë më shumë në muaj.
Ka shumë web host të shkëlqyeshëm që mund të gjeni për këtë çmim ose më të ulët, kështu që nuk ka kuptim të paguani asgjë më shumë nëse jeni duke përdorur një llogari standarde të web hosting.
Pyetja #4 – Cila është siguria që ofrohet?
Duke parë vlerësimet e klientëve dhe ato që njerëzit thonë në lidhje me web hostin specifik, ju mund të merrni një ide të mirë për nivelin e sigurisë. Mënyra më e lehtë për të gjetur komente është të shkoni thjesht te motori i kërkimit si Google dhe të kërkoni diçka si: Vlerësimet e Hostinkos
Kërcënimi për të rënë viktimë e një sulmi kibernetik është shumë real. Numri i sulmeve kibernetike është rritur vazhdimisht në vitet e fundit. Paneli i kontrollit, i ofruar nga ofruesi juaj i preferuar i web hosing, duhet të ketë një reputacion për të mbajtur larg sulmuesve. Duhet të marrë azhurnime të rregullta dhe automatike.