Qëllimi i këtij artikulli është t’ju mësojë se si të mbroni instalimin e webfaqes tuaj WordPress nga sulmet e forcës brutale.
Që kjo zgjidhje të jetë e suksesshme, duhet të ndiqni të pesë hapat më poshtë. Nëse keni nevojë për ndihmë me ndonjë nga këto, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë teknik për ndihmë.
- Për siguri dhe që hapat e mëposhtëm të jenë të suksesshëm, është thelbësore që të siguroheni që WordPress-i juaj është plotësisht i azhurnuar – përfshirë bërthamen [ang. core], plugins dhe çdo theme.
- Tani instaloni shtojcën e mëposhtme: https://wordpress.org/plugins/wps-hide-login/. Ju mund ta bëni këtë shpejt dhe lehtë nga brenda WordPress dashboard – klikoni Plugins > Add New. Pasi të keni arritur atje, thjesht shkruani “WPS Hide Login” në kutinë e kërkimit. Klikoni mbi Install Now, konfirmoni mesazhin paralajmërues dhe lëreni të procesohet.
- Pasi WordPress të përfundojë instalimin e shtojcës, klikoni mbi Activate Plugin
- Ju do të ridrejtoheni në faqen e shtojcave. Klikoni Settings në të majtë dhe pastaj lëvizni në pjesën e poshtme të faqes kryesore të parametrave të WordPress. Shikoni për opsionin “Login url”. Aty do të shihni web adresën e blogut tuaj dhe një fushë që ju duhet të plotësoni për të konfiguruar URL-in tuaj të ri të qasjes. Në këtë rast, unë zgjodha të jetë “bloglogin” – ne ju rekomandojmë të zgjidhni diçka unike që do të mbani mend. Sigurohuni që të merrni shënim adresën e re. Për ta aktivizuar, klikoni në Save Changes. E thjeshtë!
- Ka një hap shtesë për të ndërmarrë, sepse tani çdo vizitë në skedarin e vjetër /wp-login.php do të bëjë që WordPress të gjenerojë një faqe 404 që nuk gjendet. Shtoni kodin e mëposhtëm në krye të skedarit tuaj .htaccess në direktorinë që përmban instalimin tuaj WordPress. Kjo mund të bëhet përmes FTP, ose mund ta bëni përmes File Manager në cPanel – sigurohuni që të kontrolloni opsionin Show Hidden Files në mënyrë që të shihni skedarin .htaccess.
<FilesMatch "wp-login.php"> Deny from All ErrorDocument 403 "Forbidden" </FilesMatch>
Ekzistojnë disa rregulla shtesë që mund të zbatoni në faqen tuaj duke futur kodin më poshtë në skedarin tuaj .htaccess. Këto rregulla i ndalojnë njerëzit të jenë në gjendje të shfletojnë dosjen tuaj të skedarit WordPress (dhe të fitojnë njohuri për pikat e dobëta të mundshme), si dhe të ndalojnë aksesin e jashtëm në skedarët tuaj kritikë wp-config.php dhe .htaccess.
Thjesht kopjoni dhe ngjisni kodin e mëposhtëm në fund të skedarit tuaj .htaccess një ose dy rreshta poshtë çfarëdo që është tashmë në skedarin tuaj .htaccess.
# Disable Directory Browsing in WordPress Options -Indexes # Protect wp-config.php from Unauthorized Access <files wp-config.php> order allow,deny deny from all </files> # Protect .htaccess from Unauthorized Access <files ~ “^.*\.([Hh][Tt][Aa])”> order allow,deny deny from all satisfy all </files>
Shpresojmë që ky artikull ishte i dobishëm për ju dhe si gjithmonë nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë, mos ngurroni të na kontaktoni dhe një nga inxhinierët tanë do të jetë i lumtur t’ju ndihmojë!