Koha e funksionimit (ang. uptime), megjithëse kritike, është një nga shumë gjërat që mund të shkojnë keq me web hosting, dhe masa e një web hosti të qëndrueshëm shpesh nënkupton më shumë se 99% uptime.
Vizitorët kanë pak durim për një webfaqe të ngadaltë. Produkti juaj, shërbimi ndaj klientit dhe marrëveshjet nuk do të kenë shumë rëndësi nëse i bën përdoruesit të presin. Mbi gjysma e vizitorëve largohen nga një webfaqe kur një faqe kërkon më shumë se 3 sekonda për tu ngarkuar dhe shumica e tyre nuk do të kthehen.
Një webfaqe e ngadaltë nuk mund të jetë gjithmonë faji i ofruesit tuaj të web hosting, megjithëse një i besueshëm do të bëjë gjithçka që mundet, siç janë:
- Sigurimi i mjediseve të optimizuara për aplikacionin tuaj të zgjedhur (Magento, WordPress, WooCommerce, Drupal, dhe kështu me radhë)
- Teknologjia aktuale, edhe pse teknologjia e paprovuar e “bleeding edge” mund të jetë shkak për shqetësim
- Siguron zgjidhje të shkallëzueshme që mund të plotësojnë përkohësisht ose përgjithmonë nevojat e biznesit tuaj në rritje
Çfarë duhet bërë në lidhje me performancën
Nëse webfaqja juaj ka performancë të dobët, filloni me ekipin mbështetës të ofruesit tuaj të web hosting. Ekipet kompetente mbështetëse do të hetojnë çështjen dhe do ta zgjidhin nëse munden.
Nëse shkaku është jashtë kontrollit të tyre – kodi i shkruar dobët i webfaqes, një instalim i papërshtatshëm i Magento, rritje të papritura në trafikun e webfaqes tuaj – ata mund të ndihmojnë në diagnostikimin e problemit dhe të sugjerojnë opsione për zgjidhjen e tij.
Përtej kontaktimit me mbështetjen, mund të provoni:
- Përdorimi i një shërbimi CDN
- Kufizimi i përdorimit të përmbajtjes dinamike në favor të përmbajtjes statike, veçanërisht në landing faqet me vëllim të lartë
- Rekrutimi i shërbimeve të një zhvilluesi ose biseda me atë aktual
- Patching platformën që drejton webfaqen
- Kufizimi përdorimin të shtesave të palëve të treta (ang. third-party extensions) dhe sigurimi që ato ekzistueset janë aktuale
- Thjeshtimi i dizajnit të uebit
- Aktivizimi i caching në sistemin e zgjedhur të menaxhimit të përmbajtjes, nëse është i disponueshëm