Back to Post List

2 zgjidhje të përshtatshme për të hostuar aplikacionin tuaj mobil



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


Para se përdoruesit tuaj të ardhshëm të mund të zbulojnë dhe instalojnë aplikacionin tuaj, së pari duhet ta keni hostuar atë diku në mënyrë që të bëhet i disponueshëm për t’u shkarkuar dhe përdorur nga njerëzit.

Me përjashtim të shërbimeve më themelore dhe të shërbimeve të lojërave (mendoni Tetris), shumica e aplikacioneve mobile nuk janë standalone. Kjo do të thotë që aplikacionet kërkojnë një lloj aksesi në rrjet për çdo përdorues të ardhshëm për të bashkëvepruar me një aplikacion.

I njohur si hostim i aplikacionit (ang. application hosting), e bën aplikacionin tuaj të disponueshëm nga një infrastrukturë e padukshme që mund të aksesohet përmes internetit.

Pra, nëse nuk jeni një teknik i teknologjisë që planifikoni të hostoni aplikacionin tuaj në një web server që keni ndërtuar vetë, do të duhet të jeni në kërkim të një shërbimi web hosting që e bën hostimin për ju.

Kur e hostoni aplikacionin tuaj në një “remote machine”, ju paguani vetëm për shërbimet që përdorni dhe nuk duhet të shqetësoheni për shpenzimin e parave në krijimin dhe mirëmbajtjen e ndonjë hardueri / softueri themelor.

Në këtë artikull janë dhënë dy nga zgjidhjet më të zakonshme në dispozicion për ju kur bëhet fjalë për hosting të aplikacionit tuaj:

1. Shared hosting

Nëse sapo po filloni me aplikacionin tuaj mobil dhe në fakt nuk po e ndërtoni vetë, shared hosting është bast i mirë. Derisa kjo do të thotë që ju ndani një server me përdorues të tjerë dhe nuk keni root qasje në server, shared hosting është shumë i lirë dhe shumë i lehtë për t’u përdorur.

Dhe në varësi të ofruesit tuaj të web hosting, ju shikoni për hapësirë të mjaftueshme për ruajtje (ang. storage), shpejtësi, trafik (ang. bandwidth), llogari të postës elektronike, etj. Për shembull, të gjitha planet e Shared Hosting të Hostinkos, vijnë me të gjitha këto dhe shumë më tepër.

2. VPS Hosting

Virtual private server hosting, ose VPS Hosting, funksionon dhe performon ashtu si dedicated server hosting, përveçse është i ndarë në servera të shumtë “virtual”. Një VPS ofron siguri dhe fleksibilitet, pavarësi nga fqinjët tuaj dhe kontroll të plotë mbi mjedisin tuaj të hosting, duke përfshirë root qasjen.

Meqenëse shumica e planeve VPS bazohen rreth sasisë së RAM të dedikuar, nëse aplikacioni juaj kërkon më shumë RAM dhe nivele trafiku më të larta se sa pritej, ju mund ta konfiguroni me lehtësi atë paraprakisht.

Ashtu si të gjitha aplikacionet që krijohen ndryshe, ashtu është edhe hosting i aplikacioneve. Padyshim që nuk është një qasje e vetme. Me fjalë të tjera, kërkesat e softuerit të aplikacionit tuaj do të diktojnë tiparet e nevojshme të web hosting. Kjo është arsyeja pse tipare të tilla si 99% uptime dhe përkrahja 24/7 për klientët (të dyja këto që ofron Hostinkos) do të jenë veçanërisht tërheqëse për ju.

Hostinkos

Hostinkos

https://hostinkos.com/about

Hostinkos ndihmon bizneset dhe organizatat e të gjitha formave dhe madhësive të ndërtojnë, hostojnë dhe menaxhojnë faqet e tyre të internetit.



Back to Post List