user

Back to Post List

Si të transferoni një domen tek një regjistrues i ri



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


Transferimi i emrave të domain është mjaft i lehtë, i shpejtë dhe diçka që çdokush mund të bëjë. Në fakt, i gjithë procesi drejtohet nga rregullat e vendosura nga Internet Corporation for Assigned Names and Numbers (ICANN).

Kjo do të thotë që regjistruesit duhet të lejojnë transferimin e emrave të domain-eve, përveç në rrethana të kufizuara.

Si të transferoni një emër domeni

Ekzistojnë dy hapa për të transferuar një emër domain:

  • Zhbllokoni (ang. unlock), dhe
  • Merrni kodin.

Domain locks janë të vendosur për të parandaluar transferimin e paautorizuar të emrave të domain. Kështu që gjëja e parë që duhet të bëni është të hyni në llogarinë ku është regjistruar domain dhe të gjeni opsionin për të zhbllokuar emrin e domain.

Shumica e regjistruesve të domeneve do t’i referohen kësaj si kyçje ose bllokim transferimi (ang. transfer lock). Zgjidhni opsionin për të zhbllokuar domenin.

Hapi tjetër është të merrni kodin e transferimit. Në varësi të regjistruesit, ky mund të quhet një kod autorizimi, kod transferimi ose kod EPP.

Disa regjistrues e fshehin këtë mundësi. Nëse nuk shihni ndonjë mënyrë të thjeshtë për të marrë kodin, kërkoni një vegëz për të transferuar domenin tuaj në një regjistrues tjetër. Klikimi në këtë lidhje duhet t’ju japë mundësinë për të marrë kodin.

Regjistruesit zakonisht japin kodin menjëherë. Disa do ta dërgojnë me email. Dhe një ose dy marrin disa ditë për të dërguar kodin e transferimit përmes postës elektronike.

Me domenin tuaj të shkyçur dhe kodin në dorë, është koha të transferoni domenin tuaj! Kur të porosisni transferimin e domenit tuaj, do t’ju kërkohet të futni këtë kod.

Arsyet që transferimit tuaj mund të mos kalojnë

Pothuajse të gjitha transferimet kalojnë siç është planifikuar. Ju madje mund të transferoni një emër domain që ka skaduar nëse është ende në grace periudhën e regjistruesit.

Arsyeja më e zakonshme që një regjistrues nga i cili transferoni emrin e domain do të bllokojë një transferim domain është rregulli 60-ditor.

Mendoni në këtë mënyrë: nëse keni regjistruar domenin në 60 ditët e kaluara, keni transferuar domenin në 60 ditët e fundit ose keni ndryshuar diçka në lidhje me informacionin e regjistruesit brenda 60 ditëve të fundit, regjistruesi humbës mund të bllokojë transferimin.

Rregulli më i mirë është që të transferoni një emër domain përpara se të bëni ndonjë ndryshim në informacionin e regjistruesit.

Transferoni domenin tuaj sot

Transferimi i domeneve është i thjeshtë. Thjesht mbani mend: zhbllokoni dhe merrni kodin.

Transferoni një domen në Hostinkos sot!

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!



Back to Post List