Një nga aspektet kryesore të menaxhimit të një faqe interneti është njohja e analizave të faqes. Analizat ju tregojnë se si vizitorët tuaj e perceptojnë uebfaqen tuaj.
Kur jeni duke u përpjekur të shihni se sa efektive është uebfaqja juaj, do t’ju duhet të dini se sa njerëz po vizitojnë uebfaqen tuaj, por edhe sa largohen menjëherë. Është e rëndësishme që të kuptoni se çfarë është Bounce Rate dhe pse ka rëndësi për uebfaqen tuaj.
Çfarë është një Bounce Rate?
Bounce Rate është një përqindje që ju tregon numrin e njerëzve që kanë ardhur në uebfaqen tuaj dhe janë larguar pa vizituar një faqe të dytë. Ai gjithashtu tregon vizitorët që kanë qëndruar në faqen tuaj për më pak se pesë sekonda.
Rekomandohet që të shikoni Bounce Rate-in tuaj dhe të punoni për ta mbajtur atë nën 50 për qind. Nuk ka të ngjarë të zhduket plotësisht; veçanërisht nëse blogu është në një vend ku përdoruesit gjejnë shpejt informacionin e duhur dhe më pas shkojnë në një uebfaqe tjetër.
Si të zvogëloni Bounce Rate
Një nga mënyrat më të mira për të ulur Bounce Rate është t’u ofroni lexuesve tuaj artikuj të tjerë që mund t’iu duken interesant bazuar në artikullin që po lexojnë aktualisht. Kjo do të zgjasë sasinë e kohës që ata janë në uebfaqen tuaj, si dhe do t’i bëjë ata të vizitojnë më shumë faqe. Ju gjithashtu duhet të rishikoni uebfaqen tuaj në tërësi për të parë se ku mund të bëhen përmirësime.
Nga ku të fillojmë
Kur kërkoni të ulni Bounce Rate-in në uebfaqen tuaj, filloni me Pasqyrën e Auditimit në Google Analytics. Ju menjëherë do të shihni një përmbledhje të përgjithshme se si po ecën uebfaqja juaj. Nga këtu, do të mund të shikoni Bounce Rate-in e faqeve tuaja individuale për të parë se ku duhet të bëhen redaktimet.
Mos harroni se sa më e ulët të jetë Bounce Rate – aq më mirë. Në përmbledhjen tuaj, do të shihni se cilat faqe në uebfaqen tuaj kanë qenë me të popullarizuara. Nëse jeni duke bërë Blogging rregullisht, do të gjeni se postimet tuaja më të njohura shfaqen.
Këto janë faqet që duhet të merrni parasysh të rekomandoni kur njerëzit janë në faqe të tjera. Ju gjithashtu mund të përdorni faqet tuaja të njohura si një widget në uebfaqen tuaj, në mënyrë që vizitorët të dinë menjëherë se çfarë të tjerët e shohin të dobishme.
Nga vjen trafiku juaj?
Është gjithashtu e rëndësishme kur të kontrolloni Bounce Rate që të dini se nga vjen trafiku juaj. Kategoria Acquisition e Google Analytics do t’ju informojë se sa uebfaqja juaj vizitohet nga lidhje direkte, kërkime organike, lidhje referimi ose nga media sociale.
Nëse po përpiqeni të tërheqni trafik nga kërkimet organike, kjo pjesë do t’ju ndihmojë të shihni se sa kampanjat tuaja janë të suksesshme. Ju mund të zbuloni se Bounce Rate-i nga faqet e referimit ose media sociale është më i lartë se kërkimet organike.
Kjo sepse njerëzit që kërkojnë diçka specifike edhe mund të qëndrojnë në uebfaqen tuaj për më gjatë, ndërsa njerëzit që vijnë nga mediat sociale mund të shfletojnë pa një qëllim të caktuar.
Lufta e mediave sociale
Mediat sociale mund të jenë një bekim dhe një mallkim për një faqe interneti. Derisa shumë njerëz do të vizitojnë një postim në blog që tërheq shumë vëmendje, ata nuk mund të qëndrojnë domosdoshmërisht në uebfaqe për të vizituar faqe të tjera.
Analytics do t’ju ndihmojë të shihni se cilat platforma përdorën vizitorët për të arritur në faqen tuaj dhe pastaj se çfarë përqindje e tyre “kërceu” [ang. bounced] pasi lexoi një faqe.
Përmirësimi i përmbajtjes në ato faqe ose ofrimi i tyre i alternativave është një mënyrë e mirë për të përmirësuar Bounce Rate-in tuaj.
Çfarë është një Bounce Rate i mirë
Bounce Rate-i juaj do të ndryshojë në bazë të numrit të shikimeve që keni në përgjithësi në uebfaqen tuaj. Një normë e mirë e Bounce Rate varet nga mosha e faqes dhe cilat janë qëllimet tuaja me uebfaqen.
Shumica e ndërmarrjeve kërkojnë të kenë një Bounce Rate midis 25 për qind dhe 45 për qind, ndërsa të tjerët janë në rregull me më pak se 55 për qind.
Që ju të përcaktoni se çfarë funksionon për ju, duhet të dini se çfarë dëshironi të marrin njerëzit nga uebfaqja juaj. Nëse keni vetëm një blog, atëherë një Bounce Rate më i lartë nuk është problem. Sidoqoftë, nëse jeni një biznes që ofron mallra ose shërbime, do të dëshironi një Bounce Rate më të ulët.