Siguria e uebfaqes është jetike për biznesin tuaj, duke mbrojtur kompaninë tuaj kundër kërcënimit në rritje të hakimit, infeksionit, ransomware dhe vjedhjes së të dhënave dhe pasojave katastrofike që përfundimisht pasojnë. Për të siguruar uebfaqen tuaj, duhet të dini se cilat janë lëshimet e ndryshme dhe si të mbroheni prej tyre. Në këtë postim, ne do të shikojmë lëshimet kryesore dhe mënyrat më të mira për të rritur sigurinë tuaj.
1. Përdorni përditësimet më të fundit të softuerit
Mbajtja e të gjithë softuerit tuaj të përditësuar është thelbësore për të siguruar sigurinë e uebfaqes. Kjo përfshin sistemin operativ të serverit tuaj, softuerin bazë të platformës, siç është WordPress, dhe çdo shtojcë ose shtesë që përdorni. Arsyeja për këtë është se hakerat me qëllim kërkojnë uebfaqe që përdorin versione të vjetra të softuerit me dobësi të njohura. Sapo t’i gjejnë, ata do të bëjnë përpjekje për të hyrë.
Mënyra më efektive dhe më e shpejtë për të hequr këto vrima sigurie është krijimi i përditësimeve automatike. Ju mund të përdorni panelin tuaj të kontrollit ose softuer tjetër për të siguruar që çdo përditësim të aplikohet sapo të vihet në dispozicion.
2. Merrni masa kundër injektimit SQL
Këto sulme të dëmshme në bazën tuaj të të dhënave kryhen nga një sulmues që fut kodin me qëllim të keq në një fushë forme (ang. form field) ose parametër URL për të fituar qasje në bazën tuaj të të dhënave. Duke e bërë këtë u mundëson atyre të ndryshojnë tabelat e bazës së të dhënave, të vjedhin informacion dhe të fshijnë të dhënat tuaja.
Ndërsa injektimi SQL mund të mbrohet nga përdorimi i pyetjeve të parametërizuara (ang. parameterised queries), metoda më e thjeshtë e mbrojtjes është zgjedhja e një web hosti që monitoron dhe bllokon këto forma sulmi para se të shkaktojnë dëme serioze.
3. Mbrohuni nga cross-site scripting
Cross-site scripting ose sulmet XSS kryhen duke injektuar JavaScript me qëllim të keq në faqet tuaja të internetit-diçka që bëhet kryesisht përmes përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit. Pasi të ketë ndodhur kjo, skripti do të jetë në gjendje të ekzekutohet në shfletuesit e vizitorëve tuaj dhe mund të përdoret për të modifikuar përmbajtjen e uebfaqes, për të marrë kontrollin e llogarive të përdoruesve ose për të vjedhur të dhëna.
Për të mbrojtur uebfaqen tuaj kundër sulmeve XSS, duhet të bllokoni aftësinë për të injektuar JavaScript aktiv në faqet tuaja të internetit. Ekzistojnë mjete dhe shtojca të ndryshme të palëve të treta, Securi për WordPress, për shembull, që mund të përdorni për ta parandaluar këtë; megjithatë, do të zbuloni gjithashtu se shumë web hostë do të kenë sigurinë e serverit që mbron kundër tij.
4. Kufizoni informacionin në mesazhet tuaja të gabimit
Nëse ka një gabim në uebfaqen tuaj dhe prodhon automatikisht një mesazh gabimi për një përdorues, informacioni i përfshirë në mesazh mund të ndihmojë një haker të shkelë sigurinë tuaj. Për shembull, është e mundur që disa mesazhe gabimi të përmbajnë detaje përjashtimi (ang. exception details), fjalëkalime ose çelësa API të cilat hakerat mund t’i shfrytëzojnë.
5. Përmirësoni menaxhimin e fjalëkalimeve
Menaxhimi i dobët i fjalëkalimeve u siguron hakerëve një nga mënyrat më të lehta për të hyrë në uebfaqe. Kriminelët kibernetikë mund të zbulojnë lehtësisht fjalëkalime të dobëta duke përdorur mjetet e tyre të sofistikuara të hakimit. Përdorimi i softuerit për mbrojtjen e fjalëkalimeve që kodon fjalëkalimet dhe kërkon forma të tjera të vërtetimit, siç është dërgimi i një kodi kalimi në një celular, mund të rrisë masivisht sigurinë e fjalëkalimit.
6. Ndaloni ngarkimet e skedarëve me qëllim të keq
Shumë uebfaqe lejojnë përdoruesit e tyre të ngarkojnë skedarë, të tillë si imazhe të profilit, në server. Sidoqoftë, nëse këto janë të infektuara, mund të shkaktojë një çështje të madhe sigurie nëse skenari me qëllim të keq ekzekutohet. Ajo që e bën këtë problematik është se nuk mund të kontrolloni nëse është një skedar i infektuar vetëm duke parë llojin e skedarit. Zgjidhja më e mirë është të mos pranoni ngarkime fare, megjithatë, nëse është e nevojshme, atëherë ruani skedarët jashtë Webroot. Shumica e web hosteve mund t’ju ndihmojnë të vendosni konfigurimin e duhur për ta bërë këtë.
7. Instaloni një certifikatë SSL
Certifikatat SSL do të ndryshojnë protokollin tuaj të uebfaqes nga HTTP në HTTPS shumë më të sigurt. Kjo bëhet përmes kriptimit i cili garanton që përdoruesit po komunikojnë me serverin e duhur dhe parandalon vjedhjen e të dhënave gjatë transportit. Kjo është arsyeja pse certifikatat SSL kërkohen për transaksionet eCommerce dhe për të fituar ikonën e shumë të vlerësuar, të sigurt, të dryit të shfaqur pranë URL-së tuaj në shfletues.
8. Zgjedhni hosting të sigurt
Web hosti juj është një nga aleatët tuaj kryesorë në luftën kundër kriminelëve në internet dhe një ofrues i mirë i shërbimeve do të ketë një arsenal të mjeteve efektive dhe politikave të sigurisë për të ndihmuar në mbajtjen e uebfaqes tuaj të mbrojtur. Konsiderata të rëndësishme përfshijnë firewall që përdor hosti juaj. Firewall-ët e gjeneratës tjetër, të tilla si FortiGate, ofrojnë mbrojtje të jashtëzakonshme për web aplikacionet tuaja, duke mbrojtur kundër ndërhyrjes, sulmeve DDoS dhe malware, siç janë viruset, trojanët dhe ransomware. Konsiderata të tjera përfshijnë kopje rezervë në distancë, filtrim spam, mbrojtje nga kërcënimet me email dhe certifikata SSL.
Nëse jeni duke kërkuar për një web host që vë sigurinë në thelbin e operacioneve të tij dhe siguron një gamë të gjerë të mjeteve dhe veçorive të sigurisë, vizitoni uebfaqen tonë për të parë gamën tonë të zgjidhjeve të hosting.