user

Back to Post List

7 gabime që bëjnë njerëzit kur fillojnë së pari me WordPress



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


Popullariteti i jashtëzakonshëm i WordPress i nxit hakerët për të shkuar pas tij dhe sapo të gjejnë një mënyrë për të hyrë, ata mund të replikojne sulmin në mijëra apo edhe miliona faqe interneti.

Meqenëse hakimi [ang. hacking] është diçka shkatërruese për bizneset (me një raport që tregon se 3 në 5 biznese të hakuara falimentojnë brenda gjashtë muajve), është e rëndësishme të përqendroheni në këtë element të veçantë.

Sidoqoftë, le të shohim disa nga gabimet që ndodhin më shpesh në mënyrë që të mund t’i shmangni ato. Këtu janë 7 gabimet e zakonshme që duhet shmangur:

# 1 – Mos azhurnimi i WordPress

Për të qëndruar të azhurnuar shpesh është një ide e mirë të vendosni që CMS të azhurnohet automatikisht. Në një mënyrë ose në një tjetër, mbajeni WordPress në versionin e fundit.

# 2 – Dështimi për të bërë një kopje rezervë (backup)

Moskrijimi i një kopje rezervë mund të duket si një gabim rishtar për ata që kryejnë kopje rezervë në mënyrë standarde. Shtojca të tilla si BackWPup, VaultPress dhe BackupBuddy rekomandohen nga WPBeginner.

# 3 – Mbajtja e emrit të përdoruesit të parazgjedhur të administratorit

Emri i përdoruesit ‘admin’ krijohet kur instaloni WordPress. Kjo llogari ka privilegje administrative. Hakerat e dinë këtë. Është e thjeshtë për dikë që dëshiron hyrje të paautorizuar në uebfaqen tuaj për të run-uar një sulm me forcë brutale [ang. brute-force] që targeton emrin e përdoruesit të administratorit. 

# 4 – Konflikti dhe mbingarkesa me shtojca (plugins)

A merrni një telefon të ri dhe instaloni menjëherë 200 aplikacione në të? Ky nuk duhet të jetë i njëjti proces me WordPress. Kujdes nga konfliktet e shtojcave, se ato ndonjëherë nuk janë plotësisht të përputhshme

Rreziku i paraqitur nga shtojcat nuk ka të bëjë vetëm me konfliktin midis shtojcave, sigurisht. Shpesh ka dobësi të sigurisë – prandaj bëni kujdes dhe gjithmonë sigurohuni që shtojcat tuaja të testohen me versionin më të fundit të WordPress.

# 5 – Postime pa maturi të mjaftueshme

Duke pasur parasysh se sa obsesive është bërë bota dixhitale me postime të qëndruesheme të përmbajtjes përmes blogeve dhe mediave sociale, është interesante të shohësh Dunlevie që sugjeron ngadalësimin. Dunlevie thotë se çdo postim duhet të rishikohet me kujdes dhe të redaktohet para publikimit të tyre. Përtej rezultateve të motorit tuaj të kërkimit, do t’ju ndihmojë gjithashtu nga këndvështrimi i përvojës së përdoruesit.

# 6 – Kapërcimi i personalizimit të Favicon

E shikoni ndonjëherë dritaren e shfletuesit, i shihni ato ikonat e vogla ngjitur me titullin e uebfaqes dhe pyesni veten se si mund të keni të tuajat? Është e lehtë të mos i kushtosh vëmendje të mjaftueshme këtij elementi, favicon-ës. Problemi me neglizhimin e favicons është se do të marrin informacionin e tyre diku tjetër. Favicon-a juaj duhet të mendohet si identiteti juaj.

# 7 – Mbajtja e permalink të paracaktuar (by default)

Permalink është një hiperlink statik që i referohet një prej postimeve tuaja në blog. Struktura e paracaktuar është www.thisisyoursite.com/?p=123. Kjo strukturë mund të jetë shumë më e mirë si për angazhim ashtu edhe për të bere feed më mirë Google – kështu që ju duhet ta ndryshoni atë.

Bërja e permalinks-ve tuaj më miqësorë për përdoruesit dhe motorët e kërkimit do t’ju japë një dukshmëri më të mirë. Kjo gjithashtu do t’i përçoj audiencës tuaj se qasja juaj është profesionale, e organizuar, logjike, koherente dhe sistematike.

Në përgjithësi, mund të ndryshoni strukturën e permalink-ut përmes Settings > Permalinks.

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!



Back to Post List