Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.

LATEST POSTS

Webfaqe Profesionale: Pse është e rëndësishme për biznesin tuaj? 27th September, 2024

Çfarë është Spam? 26th September, 2024

Pse të zgjedhni një Web Dizajner në Prishtinë-Kosovë? 25th September, 2024

Çfarë biznesi mungon në Kosovë? 24th September, 2024

Si të Zgjedhni Emra për Firma në Kosovë 23rd September, 2024


Dyfishohet numri i postave private në Kosovë nga blerjet “online”


Posted on

Dërgesat “online” me postë kane qenë rritur në mënyrë enorme vitin kaluar dhe në fillim të këtij viti. Duke parë që ka treg të mjaftueshëm, u hapën postat private edhe njëherë më shumë se sa ishin para pandemisë, shumë prej tyre vetëm me operim nga një zyre, me fokus në kryeqytet, Prishtinë.

‘Posta e Kosovës’ SHA, e cila gjatë vitit 2018, ka dominuar tregun e përgjithshëm të shërbimeve postare në Kosovë më 80.28 për qind, në vitin 2019, ka pasur një rënie të dominimit në treg në vlerën prej 77.15 për qind.

Në vitin e kaluar nuk dihet se si është ndarë tregu, por disa faktorë tregojnë se përsëri ka pasur rënie të Postës së Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga operatorët postar, ARKEP ka arritur të regjistroi të hyrat në sektorin e shërbimit postar për vitin 2019, ku në total është evidentuar një qarkullim dhe bilanc i të hyrave të përgjithshme vjetore në vlerën prej; 7,370,711.49 euro.

Shifra për vitin e kaluar duhet të jetë shumë më e lartë.

Hostinkos

Hostinkos

https://hostinkos.com/about

Hostinkos ndihmon bizneset dhe organizatat e të gjitha formave dhe madhësive të ndërtojnë, hostojnë dhe menaxhojnë faqet e tyre të internetit.



Back to Post List