user
Navigation

Local News

Paralajmërim për sulme kibernetike ndaj mediave në Kosovë

Posted on .

Paralajmërim për sulme kibernetike ndaj mediave në Kosovë

Introduction

Një fushatë e organizuar dhe teknologjikisht e avancuar e sulmeve kibernetike është zbuluar sot, me target kryesor mediat në Kosovë.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, përmes një njoftimi publik, ka bërë të ditur se sulmet po shpërndahen përmes një emaili të dyshimtë që përmban një virus të rrezikshëm. Emaili dërgohet nga adresa mccarthypaula916@gmail.com dhe ngjan me një përmbajtje standarde, që në dukje nuk ngjall dyshime.

Sipas tij, sulmet janë identifikuar fillimisht nga Valton Tahiri, një tjetër profesionist në fushën e sigurisë digjitale. Doli u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve mediatike që, nëse kanë hapur emailin, të veprojnë menjëherë duke kontaktuar administratorin e sistemit.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë – mediat në Kosovë kanë qenë edhe më parë objekt i tentativave për sulme kibernetike.

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!