Bashkimi Evropian ndan 50 milion euro për Kosovën
Posted on
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro për Republikën e Kosovës.
Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se përmes kësaj ndihme tregohet mbështetja e BE-së për adresimin e sfidave të shkaktuara nga pandemia.
“Komisioni Evropian ka ndarë sot 50 milionë euro për Kosovën si asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh janë ndarë tashmë për Kosovën, duke çuar totalin në 100 milionë euro. Kjo tregon mbështetjen e Bashkimi Evropian për të adresuar sfidat socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, ka shkruar Szunyog.
Në kuadër të kësaj ndihme Komisioni Evropian ka ndarë 300 milionë euro për Tunesinë, 50 milionë për Kosovën, 30 milionë për Malin e Zi dhe 80 milionë për Maqedoninë e Veriut, nga fondi prej 3 miliardë euro për ndihmën e vendeve të rajonit të cilat kanë pësuar nga pandemia.