Pas vitit të ri, vështirë se dikush kujton të ndryshojë vitin e copyright në uebfaqet tyre të internetit. Është veçanërisht e vështirë për ata njerëz që kanë shumë uebfaqe. Kështu që, ne kemi vendosur të shkruajmë këtë artikull të shkurtër që tregon se si të ndryshoni copyright © year në footer të uebfaqes.
Që të mund të menaxhoni lehtësisht ndryshimin e vitit të së drejtës së autorit në faqen tuaj të internetit apo blogun tuaj, duhet të ndryshoni skedarin footer.php (Skedari i template) në vendin e vitit, me një kod të thjeshtë regjistri php:
©<? echo date(Y);?>
Për shembull, e drejta e autorit (ang. copyright ) duket kështu:
Copyright ©<? echo date(Y);?> Hostinkos. All rights reserved.
Duke bërë këtë punë një herë, ju mund të harroni gjithçka që ka të bëjë për të ndryshuar vitin çdo herë në faqen tuaj!
Por, nëse për uebfaqen tuaj përdorni HTML, ju keni një zgjidhje JavaScript, kështu që këtu është mënyra më e shkurtër për ta bërë këtë.
<script>document.write(new Date().getFullYear())</script>
Kjo do të funksionojë në të gjithë shfletuesit.