user
Navigation

Nëse nuk lejohet himni dhe flamuri përfaqësuesja do të kthehet në Kosovë

Introduction

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!

LATEST POSTS

10 Arsye Pse Zgjedhja e Web Hosting-ut të Duhur Është Jetike për Bizneset në Kosovë (2026) 13th May, 2026

Hostinkos Fiton Çmimin “Best Web Hosting Company 2026 – Kosovo” 10th March, 2026

Local News

Nëse nuk lejohet himni dhe flamuri përfaqësuesja do të kthehet në Kosovë

Posted on .

Nesër nga ora 20:45 Kosova do të luajë kundër Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Një nga çështjet që më të komentuara ishte nëse Spanja do të lejojë intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe flamurin në këtë ndeshje, pasi që ky shtet nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Për këtë ka folur sot kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Kreu i FFK-së u shpreh se ndeshja do të zhvillohet sipas protokolleve të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA. Por, nëse himni i Kosovës nuk do të intonohet gjatë ndeshjes, Kombëtarja do ta lëshojë fushën dhe do të niset menjëherë për Kosovë.

“Ne i përshendesim gazetarët dhe referat dhe ikim për Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk do të luhet loja. Por, nuk do të ndodh ajo sepse protokolli është në përpikmëri”, u shpreh Agim Ademi.