Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.

LATEST POSTS

Ide për punë online që mund të filloni sot 19th September, 2024

Udhëzues Praktik: Zgjedhja e Emrave për Faqe Online 18th September, 2024

Bloger: Çfarë Është Kuptimi? 16th September, 2024

A është lëshuar domeni i Kosovës .ks? Ja çfarë duhet të dini! 15th September, 2024

How to Write an Email: Examples and Useful Tips 14th September, 2024


Prishtina nën masa anti-COVID, qytetarët shërbehen me “merr me vete”


Posted on

Sipas një vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lëvizja e qytetarëve është e lejuar nga ora 5:00 e mëngjesit deri në 22:00.

Meqenëse për të gjitha lokalet është lejuar të ofrohet shërbimi shërbimi i kafesë “merre me vete”, sot një numër i qytetarëve shihen duke dalë nga kafenetë me kafe në dorë ose me ushqim.

Ajo që qytetarët dhe gastronomët po i brengos më shumë është mbyllja e gastronomisë, e cila do të jetë nën këto masa deri më datën 18 të këtij muaji.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka reaguar menjëherë pas masave të reja anti-COVID, të miratuara nga Qeveria, duke thënë se pas 11 ditëve gastronomia do të hapet, me ose pa lejen e Qeverisë:

“Me ose pa leje të Qeverisë, ne do të hapemi! Për këto 11 ditë do të kërkojmë subvencionime të pagave, të qirave dhe grante për biznese, do të kërkojmë strategji për të ardhmen tonë! Më mirë është të funksionojë Gastronomia e të qarkullojë paraja, e me këto para të investohet në shëndetësi, të sigurohen shtretër e hapësira të mjaftueshme për të gjithë të prekurit me COVID si rezultat i fushatave parazgjedhore e të sigurohen vaksina, se të sanksionohen bizneset”.

Hostinkos

Hostinkos

https://hostinkos.com/about

Hostinkos ndihmon bizneset dhe organizatat e të gjitha formave dhe madhësive të ndërtojnë, hostojnë dhe menaxhojnë faqet e tyre të internetit.



Back to Post List