Në këtë postim janë treguar 18 këshilla dhe teknika të dëshmuara të përmirësojnë përfitimin e përgjithshëm të dyqaneve të tregtisë elektronike.
- Navigimi – Navigimi i uebfaqes suaj duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe i parashikueshëm. Kategoritë dhe nënkategoritë duhet të titullohen qartë dhe të lehtë për t’u naviguar, përmes një shiriti horizontal në krye të faqeve.
- Karakteristikat kryesore të shitjes – Merrni kohë për të nënvizuar pikat tuaja kryesore të shitjes, për shembull transporti falas ose dërgesa në të njëjtën ditë. Shfaqini ato në një pozicion të spikatur në uebfaqen tuaj, ku është e vështirë për vizitorët t’i injorojnë.
- Shiriti i Kërkimit – Nëse uebfaqja juaj e tregtisë elektronike ka një katalog të gjerë, ai duhet të jetë i kërkueshëm. Një shirit kërkimi duhet të jetë i lehtë për t’u gjetur dhe i lehtë për t’u përdorur. Ai duhet të jetë i njohur dhe i pranishëm vazhdimisht në të gjithë faqen tuaj.
- Kërkim i avancuar i produkti – Përsëri, nëse ofroni një vëllim të madh produktesh dhe variacionesh produkti, kjo është një veçori e dobishme për t’u përfshirë në faqen tuaj. Një mjet kërkimi i avancuar e bën të lehtë për vizitorët të gjejnë saktësisht atë që kërkojnë, pa lëvizur nëpër faqe dhe faqe me artikuj të parëndësishëm.
- Informacion i detajuar i produktit – Sigurohuni që informacioni rreth produkteve të jetë i detajuar dhe i plotë. Ju nuk duhet t’i lini vizitorët të ndjehen sikur pyetjet e tyre kanë mbetur pa përgjigje.
- Imazhet e produkteve me cilësi të lartë – Imazhet janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Nëse vizitorët shohin një imazh me cilësi të dobët të një produkti, shanset janë që ata nuk do të qëndrojnë për të lexuar përshkrimin, e lëre më ta shtojnë atë në shportën e tyre! Imazhet e produktit duhet të jenë të cilësisë së lartë, me opsionin e një pamjeje më të madhe dhe zmadhimit nëse është e mundur. Gjithashtu, sa më shumë imazhe, aq më mirë.
- Çmimi i postës – Çmimi i postës dhe i transportit të produkteve duhet të shfaqet sa më shpejt që të jetë e mundur gjatë procesit të arkëtimit, përndryshe klienti mund ta shohë atë si një kosto të fshehur. Më mirë akoma, përfshini çmimet e postës në çmimet e produkteve dhe ofroni postën falas në të gjithë faqen.
- Butoni “Shto në Shportë” – Sigurohuni që butoni juaj “Shto në shportë” të jetë aq i qartë sa drita e ditës. Duhet të jetë e qartë se si të blini diçka – nëse vizitorët duhet ta kërkojnë atë, me siguri po humbisni shitjet.
- Procesi i arkëtimit – Klientët duhet të jenë në gjendje të shohin procesin e arkës së tyre, ndoshta përmes një formati hap pas hapi. Procesi i arkëtimit duhet të jetë gjithashtu pa shpërqendrime: reklama, lidhje me faqe të tjera etj. Lëreni vizitorin të fokusohet dhe të përfundojë transaksionin!
- Arkëtimi si mysafir – Për shumë dyqane, opsioni ‘Vazhdo si mysafir’ në arkë është padyshim një ide e mirë. Opcioni që duhet të regjistroheni përpara blerjes mund të jetë i padobishëm, duke dekurajuar përdoruesit që të vazhdojnë. Gjithsesi, me informacionin e dhënë gjatë arkëtimit, një llogari mund të krijohet automatikisht për ta.
- Mënyrat e pagesës – Të qenit fleksibël me mënyrat e pagesës që pranoni mund të rrisë konvertimet. Për shembull, disa njerëz preferojnë të mos ndajnë detajet e bankës në internet dhe do të zgjedhin vetëm një sistem pagese online si PayPal.
- Artikuj të ngjashëm – Personalizoni përvojën e blerjeve të klientit tuaj. Shfaqni produkte të ndërlidhura, produkte e shikuara së fundi dhe madje rekomandoni produkte për vizitorët sipas historisë së shfletimit ose blerjeve.
- Rishikimet e produktit – Interneti është i mrekullueshëm që konsumatorët të mbledhin informacion dhe të marrin vendime të informuara kur blejnë produkte. Dhe këtë e bëjnë! 60% e klientëve lexojnë komente në internet përpara se të blejnë diçka. Shtoni funksionalitetin e rishikimit të produktit në faqen tuaj dhe vizitorët nuk do të duhet të largohen nga faqja juaj për të gjetur komente dhe informacione të jashtme.
- Politika e Rimbursimit – Me pak fjalë, ju keni nevojë për një (natyrisht në varësi të natyrës së ofertës suaj!). Sigurohuni që është në uebfaqe, e lehtë për t’u gjetur dhe e detajuar plotësisht. Aftësia për të kthyer mallrat është veçanërisht e rëndësishme për blerësit online.
- Pyetjet e shpeshta – Ka gjithmonë klientë që do të kenë pyetje në lidhje me produktet tuaja. Një seksion FAQ është një mënyrë e mirë për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duke eliminuar potencialisht nevojën për ndërveprim me përkrahjen e klientit.
- Live Chat – Biseda e drejtpërdrejtë përmes një miniaplikacioni mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të ‘vulosur marrëveshjen’. Nëse një klient është i pasigurt për kompaninë ose produktet tuaja, Live Chat u siguron atyre një pikë të menjëhershme komunikimi mbështetjeje – një përgjigje të menjëhershme.
- Videot – Si një formë e përmbajtjes multimediale, videot janë të shkëlqyera për komunikimin e informacionit të detajuar të produktit, duke u dhënë përdoruesve një pasqyrë të mëtejshme për ofertat ose biznesin tuaj.
- ‘Siç është paraqitur në’ (ang. featured on) – Nëse marka ose produkti juaj është paraqitur në një revistë apo blog të njohur tregoni këtë për vizitorët tuaj duke shtuar një seksion “Featured On” në faqet tuaja.
Duke zbatuar të paktën disa nga këto veçori dhe teknika, ju mund të rrisni shitjet dhe konvertimet e tregtisë elektronike në uebfaqen tuaj. Megjithatë, efektiviteti dhe përshtatshmëria e veçorive të caktuara varet nga natyra e biznesit dhe ofertës suaj.