Serbët në afërsi të Prishtinës të pakënaqur ndaj punësimeve partiake
Posted on
Millan Andrejeviq nga komuna e Graçanicës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, në afërsi të Prishtinës, ka protestuar të martën para drejtorisë së Qendrës Klinike Spitalore, kundër “punësimit me familjarizim” dhe atij “partiak”.
“Jemi mbledhur që ta parandalojmë këtë padrejtësi, këtë cirk që quhet konkurs. Ky konkurs është jolegal, i paligjshëm dhe duhet të anulohet.
Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë, në uebfaqen e saj, e ka shpallur konkursin për teknikë mjekësorë dhe jo për tregtarë dhe ekonomistë.
Ndërkaq, këtu janë pranuar njerëz, të cilët përgjatë natës, e kanë kryer shkollën e mjekësisë”, citohet të ketë thënë Andrejeviq, teknik mjekësor dhe një prej atyre që kanë konkurruar dhe nuk është pranuar në punë.
Tash e 16 vjet, ai pret për t’u punësuar.