Serbët në afërsi të Prishtinës të pakënaqur ndaj punësimeve partiake


Hostinkos
Hostinkos
Serbët në afërsi të Prishtinës të pakënaqur ndaj punësimeve partiake

Millan Andrejeviq nga komuna e Graçanicës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, në afërsi të Prishtinës, ka protestuar të martën para drejtorisë së Qendrës Klinike Spitalore, kundër “punësimit me familjarizim” dhe atij “partiak”.

“Jemi mbledhur që ta parandalojmë këtë padrejtësi, këtë cirk që quhet konkurs. Ky konkurs është jolegal, i paligjshëm dhe duhet të anulohet.

Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë, në uebfaqen e saj, e ka shpallur konkursin për teknikë mjekësorë dhe jo për tregtarë dhe ekonomistë.

Ndërkaq, këtu janë pranuar njerëz, të cilët përgjatë natës, e kanë kryer shkollën e mjekësisë”, citohet të ketë thënë Andrejeviq, teknik mjekësor dhe një prej atyre që kanë konkurruar dhe nuk është pranuar në punë.

Tash e 16 vjet, ai pret për t’u punësuar.

Related Articles

Local News

Përkrahja e web hosting (web hosting support) – çfare duhet të jetë ajo?

Nëse drejtoni një faqe interneti ose menaxhoni webfaqen tuaj, qoftë ajo e ndërtuar në WordPress, Drupal apo Joomla, zgjedhja e një ofruesi të besueshëm dhe me përvojë të hostimit është një hap i zgjuar që duhet të ndërmerrni për të arritur qëllimet e biznesit tuaj. Kur zgjedhni një web host, është e rëndësishme t’i kushtoni […]

Posted by Hostinkos
Local News

Paralajmërim për sulme kibernetike ndaj mediave në Kosovë

Një fushatë e organizuar dhe teknologjikisht e avancuar e sulmeve kibernetike është zbuluar sot, me target kryesor mediat në Kosovë. Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, përmes një njoftimi publik, ka bërë të ditur se sulmet po shpërndahen përmes një emaili të dyshimtë që përmban një virus të rrezikshëm. Emaili dërgohet nga adresa mccarthypaula916@gmail.com dhe […]

Posted by Hostinkos